Ulsi Manja: Drejtësisë së re i duhet punë të fitojë besimin! Zbatimi i Reformës ka probleme, por po rithemelon sistemin

14/06/2021 13:53

Kreu i Komisionit të Ligjeve Ulsi Manja tha në Kuvend se procesi i vetingut ka sjellë probleme ne gjykata dhe prokurori, por  sepse po rithemelon sistemin.

Sipas tij drejtësisë së re i duhet punë të fitojë besimin e qytetarëve.

“Procesi i vetingut probleme ne gjykata dhe prokurori. Janë edhe 400 gjyqtarë dhe prokurorë të pavetuar. Sot ne kemi në gjykatën e apelin 4 gjyqtarë në mos gaboj dhe në të tjerat kanë mbetur në detyrë nga 1 në 2 gjyqtarë.

Sot kemi infrastrukturë urbane, lidhur me hartën e re gjyqësore ne si komision jemi gati të japim gjithë kontriburin tonë për të gjetur një dakordësi dhe këshilli i ministrave të hartojë hartën e re gjyqësore. Ne na takon barra ta suportojmë deri në fund këtë reformë. kjo sdo të thotë se drejtësisa e re që presin shqiptarët të ngrihet në nivelin e ligjin. Zbatimi i reformes ka probleme sepse por rithemelon sistemin. Drejtësisë së re i duhet punë të fitojë besimin.

Nëse drejtësia e re nuk ka vënë mend nga drejtësia e vjetër që gati gati u bë njësh me politikën dhe ishin në këmbët e politikës, të jetë e bindur se vetingu është një proces i përkohëshëm por janë orgnanet e këtij vendi, ild spak…ky kuvend do të ushtrojë të gjitha përgjegjësitë, ky ai që do të vijë. Është reforma më e kushtueshme sepse për këtë mazhorancë që përfaqësoj drejtësia është siguresa e sistemit demokratik. Pas drejtësisë në tokë është vetëm drejtësia hyjnore, ndaj iu ftoj të miratojmë rezolutat”, tha ai.

Top Channel