VIDEO/ Protestuesit krijojnë barrikadë te Blloku i Ministrive, njëri prej tyre tenton të presë shtyllën me gur fleksibël

29/11/2026 17:08

Gjatë marshimit në drejtim të Kryeministrisë, protestuesit kanë krijuar një barrikadë në zonën e Bllokut të Ministrive, duke përdorur sende të ndryshme për të bllokuar rrugën.

Në pamjet nga vendngjarja shihet gjithashtu një prej protestuesve, i cili tenton të presë një shtyllë me gur fleksibël. Ngjarja është regjistruar teksa turma po lëvizte drejt godinës së Kryeministrisë, në vijim të protestës në kryeqytet.

Marshimi është shoqëruar me tensione dhe incidente në disa prej akseve kryesore të Tiranës.

Top Channel