“Agjente Sonja” është kalvari i jetës së një gruaje – një jetë që përfshin ngritjen dhe rënien e vetë komunizmit dhe që ndryshoi kursin e historisë. Historia e saj deri tani nuk ishte treguar kurrë.

Kjo është agjente Sonja!Ursula Kuçinski ishte në të njëjtën kohë nënë, shtëpiake, shkrimtare, teknike e kualifikuar radioje, kryespiune, korriere, sabotatore, krijuese bombash, luftëtare e Luftës së Ftohtë dhe agjente sekrete.Emri i saj i koduar ishte “Sonja”. Dhe kjo është historia e saj.

Në një fshat të qetë anglez në vitin 1942, një grua shtëpiake elegante doli nga vila e saj për të bërë shëtitjen e zakonshme me biçikletë. Gruaja, të cilën fqinjët e njihnin me emrin zonja Bërton, ishte një nënë e përkushtuar me tre fëmijë dhe dukej se mishëronte më së miri familjen rurale britanike.

Mirëpo, në vend që të shkonte në dyqan e të bënte blerje me bllokun e triskave, ajo nxitoi nëpër Oksfordshir për të marrë informata shkencore nga njëri prej fizikanëve bërthamorë më gjeni të vendit. Sekrete të cilat do t’ia përcillte Qendrës së Zbulimit Sovjetik me anën e një radiotransmetuesi, që e fshihte në fund të oborrit të vilës së saj.Zonja Bërton – me emrin e vërtetë Ursula Kuçinski dhe me atë të koduar “Sonja” – nuk ishte vërtet një shtëpiake britanike, por një hebreje gjermane, një komuniste e përkushtuar, kolonele e Ushtrisë së Kuqe të Rusisë dhe një spiune shumë e përgatitur.Plani për të vrarë Hitlerin kur ajo vepronte në Zvicër, veprimtaria e spiunazhit që zhvilloi kundër japonezëve në Mançuri dhe ndihma që i dha Bashkimit Sovjetik për të prodhuar bombën bërthamore, ishin vetëm disa nga operacionet më të rrezikshme të spiunazhit të shekullit të 20-të të zhvilluara nga Sonja.

 

Pak fjalë për autorin

Benedict Richard Pierce Macintyre (i lindur më 25 dhjetor 1963) është një autor britanik, historian, recensues dhe komentues i përhershëm për gazetën “The Times”. Editorialet e tij mbajnë tema qënga aktualiteti i ditës deri te polemikat historike.Disa nga librat e tij, si Agent Zigzag, Operation Mincemeat dhe Spiuni dhe tradhtari – botuar në shqip nga BOTART – janë shitur në miliona kopje.
Ai ka punuar si korrespondent mediesh në Nju-Jork, Paris dhe në Uashington.

 

Të dhëna për librin

Faqe 400
Shtëpia Botuese                 Botart

V. Bot

2021
Vendodhja Tirane
Gjuha Shqip
Grupmosha mbi 14 vjeç
Përkthyesi Sokol Mici

 

 

 

Top Channel