Një djalosh gjashtëmbëdhjetëvjeçar mbërrin i vetëm në Jerusalemin e lënduar nga lufta çlirimtare, qytet i cili gjendet kaq larg Bagdadit prej nga vjen ky djalosh. I vetëm, ai siguron jetesën duke shpërndarë gazeta e duke bëre dërgesa postare me biçiklete për zyrën e kryeministrit, por pa diskutim që ëndërron një jetë krejt ndryshe.

Rrjedha e jetës së këtij djaloshi të quajtur Nuri Halasxhi është e pabesueshme: familja e tij vendoset në një fshat të degdisur midis dunave të rëres, ku fqinjët e tyre ishin muzikantë të verbër; i ati e dërgon atë në kibuc që, të paktën te sigurojë një apartament për të tërhequr familjennë vendin e ri. Më tej atij i bie barra të integrohet në kryeqytet.

Në roman përshkruhen tingujt e kanunës dhe të qemanes së të verbërve, bashkë me nostalgjinë për vendlindjen që lanë pas; dëgjohet fizarmonika e kibucit, nostalgjia e së cilës të çon në vende të tjera. Kjo është historia e një djaloshi thatim – i cili për t’u bërë izraelit heq dorë nga theksi dhe bën ç’është e mundur që të integrohet fillimisht në kibuc e pastaj në qytet – dashurohet me një vajzë vendase, prindërve të së cilës u sjell gazetën çdo mëngjes. Ajo është një vajzë pasanikësh, kurse aivarfanjak; por, a do të bëjë dashuria e tyre që ata të jetojnë tash e tutje të lumtur e të pasur?

Para se ta zbulojë këtë, atij, Nurit, i duhet të ecë në një rrugë jete plot kthesa të papritura, duke u endur midis dëshpërimit dhe shpresës, derisa të gjejë vetveten.

Romani “Djali me biçikletë” i shkrimtarit të njohur izraelit Eli Amir është vepra e parë e letërsisë izraelite që vjen e përkthyer nga gjuha hebraike në gjuhën shqipe. Tashmë lexuesi shqiptar është njohur me romanin autobiografik “Rrëfim për dashurinë dhe errësirën” të shkrimtarit të njohur izraelit Amos Oz, i cili përshkruan periudhën e krijimit të Shtetit të Izraelit nga kënvdështrimi i një të riu hebre ashkenazit me prejardhje nga Europa Lindore. Romani “Djali me biçikletë” na e përcjell të njëjtën periudhë në këndvështrimin e një të riu hebre iraken sefardit nga Lindja Arabe. Dy këndvështrime të ndryshme, nga dy botë të ndryshme, si këndvështrimet e Lindjes e të Perëndimit.

Dy fjalë për autorin
Shkrimtari Eli Amir, pas veprave të suksesshme “Gjeli i kurbanit” dhe “Lëshuesi i pellumbave”, vjen me këtë libër, i cili është më autobiografiku dhe më mbresëlënësi – kurrë më parë ai nuk e ka shpërfaqur kështu veten e tij, e kurrë me parë nuk është shpërfaqur lzraeli i dekadës së dytë të krijimit të këtij shteti, nga një këndvështrim kaq i veçantë.

Të dhëna për librin
Titulli: Djali me bicikletë
Autor: Eli Amir
Përktheu: Alban Reli
Shtëpia Botuese: UETPress
Cmimi: 1200 l

Top Channel