E rrëzoi nga pushteti, kryeministri i ri“shtyn” Beniamin Netanyahun

14/06/2021 13:40

Votimi në Knesetin izraelit që konfirmoi qeverinë e re të koalicionit, bëri që izraelitët të shpërthenin në festime. Një aleancë në dukje e pagjasë i dha fund sundimit 12-vjeçar të Beniamin Netanyahut, vendin e të cilit në krye të qeverisë tani e zë ultranacionalisti i djathë, Naftali Bennet.

Netanyahu la pas një Izraeli më të begatë, më të pasur, por edhe më të përçarë.

Fjalimin e tij të fitores, Bennett e nisi pikërisht me premtimin për të bashkuar kombin e lodhur nga katër zgjedhje në dy vite bllokimi politik.
Kjo qeveri do të punojë për të mirën e të gjithëve. Prioriteti ynë do të jenë reformat në arsim e shëndetësi. Në mënyrë që ajo të funksionojë, duhet të tregohemi të vetëpërmbajtur në aspektet ideologjike”, u shpreh Naftali Bennett.

Bennett, lider i partisë Yamina, do të jetë kryeministër deri shtatorin e vitit 2023, në bazë të marrëveshjes së arritur për ndarje pushteti. Frerët e ekzekutivit, ai do t’ia dorëzojë më pas Yair Lapidit, kreut të partisë së qendrës, Yesh Atid. Netanyahy, kryeministri që qëndroi më gjatë në këtë post në historinë e Izraelit, do të mbetet drejtuesi i partisë së Likud duke u kthyer tashmë në lider të opozitës.

Zhgënjimi lexohej qartë në fytyrën e tij, aq sa dhe Bennet u përpoq ta ngushëllonte duke i rrahur shpatullat, një moment ky që disa e interpretuan sikur po e shtynte. Ndërkohë Presidenti Joe Biden tha se Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të jenë të patundura në mbështetjen e sigurisë së Izraelit ndërsa theksoi angazhimin për të punuar me qeverinë e re.

FOTO GALERI
1/8
Kryeministri i ri, Beniamin Netanyahun, u prit me festë dhe entuziazëm nga izraelitët

Top Channel