Dyshohet për përfshirje në organizatë kriminale dhe ryshfet, arrestohet drejtuesi i Bursës së Stambollit
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Kaliforninë në SHBA, ku një 31-vjeçare shtatzënë ka humbur jetën pas të shtënave me armë zjarri në një dyqan, ndërsa gjashtë persona të tjerë kanë mbetur të plagosur.
Ngjarja ndodhi mbrëmjen e së premtes, më 30 tetor, rreth orës 20:30, në dyqanin Spirit Halloween, brenda qendrës tregtare Solano Town Center, në qytetin Fairfield.
Viktima është identifikuar si Constance Hages, 31 vjeçe. Sipas autoriteteve, familjarët kanë konfirmuar se ajo ishte shtatzënë në momentin kur u qëllua për vdekje.
Policia mbërriti në vendngjarje pas raportimeve për të shtëna dhe gjeti shtatë persona të plagosur me armë zjarri. Një prej tyre ndërroi jetë, ndërsa gjashtë të tjerët u transportuan në spitalet lokale.
Sipas policisë, tre prej të plagosurve, një 16-vjeçar dhe dy burra 19 dhe 32 vjeç, ndodhen në gjendje kritike.
Një tjetër 23-vjeçar vijon të jetë i shtruar në spital, në gjendje kritike, por të stabilizuar. Ndërsa dy persona të tjerë, 19 dhe 43 vjeç, kanë marrë trajtim mjekësor dhe janë larguar nga spitali.
Autoritetet amerikane bëjnë me dije se ngjarja dyshohet të ketë qenë një sulm i qëllimshëm, i kryer nga një person brenda dyqanit.
Deri më tani, policia nuk ka bërë të ditur identitetin e autorit dhe nuk ka pasur arrestime. Hetuesit po analizojnë pamjet e kamerave të sigurisë dhe po marrin në pyetje dëshmitarët për të zbardhur rrethanat dhe motivin e sulmit.
Në hetime po ndihmon edhe ekipi i reagimit ndaj provave i FBI-së në Sacramento.
Pas ngjarjes tragjike, qendra tregtare anuloi aktivitetin e parashikuar për festën e Halloween-it, ndërsa dyqani ku ndodhi sulmi do të qëndrojë i mbyllur deri në një njoftim të dytë.
Top Channel