E martë, 15 Qershor 2021
02:44
Foto/ Jay-Z dhe Beyonce zyrtarisht pronarët e makinës më të shtrenjtë në botë

Jay-Z dhe Beyonce blenë një “Rolls Royce” të ri, të krijuar posaçërisht dhe të pajisur sipas dëshirave të tyre. Modeli “Boat tail” është një kabriolet me dy dyer dhe katër ulëse. Automjeti unik i kushtoi një çifti të fuqishëm rreth 28 milionë dollarë.

02:20
Hakerët vjedhin të dhënat e 3 milionë klientëve të VW

Më shumë se tre milionë njerëz në Shtetet e Bashkuara dhe dhjetëra-mijëra klientë në Kanada kanë rënë viktima të vjedhjes së të dhënave nga hakerët duke kompromentuar sistemin e një partneri të jashtëm të Volkswagen Group (VW).

01:59
Irani miraton vaksinën e parë vendase kundër COVID-19

Ministri i Shëndetësisë së Iranit, Saeed Namaki tha se është dhënë leja për përdorimin emergjent të vaksinës vendase kundër koronavirusit të ri (COVID-19), COVIRAN Bereket.

01:37
Mbi 2,38 miliardë vaksina kundër COVID-19 janë administruar në të gjithë botën

Në botë deri më tani janë administruar mbi 2,388 miliardë doza të vaksinave kundër COVID-19.

01:21
Stoltenberg: NATO hapi një kapitull të ri

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka deklaruar se aleanca ka hapur një kapitull të ri në historinë e saj në samitin e liderëve në Bruksel.

00:55
Kurti-Vuçiç, përplasje para takimit/ Kryeministri i Kosovës dhe presidenti serb bisedojnë sot në Bruksel

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçic, takohen të martën në Bruksel në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi të ndërmjetësuar nga Bashkimi Europian.

00:44
Vlorë, arrestohet Edison Begaj/ U plagos në sy të fëmijëve disa ditë më parë, policia e gjeti më armë

Edison Begaj, i cili i shpëtoi atentatit me katër plumba para disa ditesh ka rënë në prangat e policisë gjatë mbrëmjes së djeshme.

00:32
Jovetic projekton rikthimin në Itali, e kërkon Lazio

Stefan Jovetiç shprehu dëshirën për t’u rikthyer në Serinë A dhe Igli Tare është gati t’ia plotësojë sulmuesit malazez.

00:30
“Energjitë kundër Rama-Doshi”/ Mesazhi i Bashës pas rizgjedhjes në krye të PD, falënderon 3 rivalët

32882 demokratë ose ose 81% e atyre që votuan në zgjedhjet e të dielës i votëbesuan Lulzim Bashës mandatin e tretë në udhëheqjen e PD për 4 vitet e ardhshme.

00:08
Djokoviç blindon kreun, tani vetëm një slam larg dyshes Federer-Nadal

Me triumfin në Roland Garros, Novak Djokovic u ngjit në kuotën 19 të trofeve Slam, duke e parë veten tashmë thjesht një titull larg dyshes së mirënjohur Roger Federer – Rafael Nadal. Tenisti nga Serbia u duk i mundur pas dy seteve të para, por Nole ia doli mbanë për të përmbysur gjithçka, duke fituar për herë të dytë në karrierë Kupën e Musketierëve.

E hënë, 14 Qershor 2021
23:56
Ronaldo: E ardhmja nuk më shqetëson, dua Europianin e dytë radhazi

Zërat mbi të ardhmen e Cristiano Ronaldos janë të shumtë, megjithatë vetë ylli portugez është i përqendruar maksimalisht te Kampionati Europian, ku luzitanët do të debutojnë nesër në përballjen me Hungarinë në “Puscas Arena”.

23:40
Alioski: Me Arnautoviç u sqaruam pas ndeshjes, shpresoj të kalojmë grupin

Maqedonia e Veriut debutoi me humbje 3-1 ndaj Austrisë në Kampionatin Europian, teksa episodi më i shëmtuar i ndeshjes ishte kur sulmuesi austriak Arnautoviç shpërtheu në të shara ndaj Ezgjan Alioskit.

23:23
Spanja “Tiki-taka” për rekord, por ndaj Suedisë vetëm barazim pa gola

Debuton në Euro 2020 edhe Spanja, që nuk shkoi përtej një barazimi 0-0 në përballjen ndaj Suedisë në “Estadio de la Cartuja” të Sevillas, ku u regjistrua edhe ndeshja e parë pa gola e këtij kompeticioni, nga 10 të tilla të zhvilluara deri tani.

23:03
Përfshihet nga flakët një automjet në Durrës, shoqërohen në polici disa persona

Një incident është shënuar mbrëmjen e sotme në lagjen nr. 8 në Durrës.

22:58
Aksident në Durrës/ Shoferi i dehur nuk kontrollon dot mjetin, përplaset me 2 makinat e parkuara

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në qytetin e Durrësit pasi drejtuesi i automjetit tip “Ford” ishte në gjendje të dehur.

22:54
Biden dhe Erdogan thonë se kanë pasur bisedime “produktive”

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, tha të hënën (14 qershor) se ka zhvilluar bisedime “pozitive dhe produktive” me presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdogan.

22:46
Rama nxjerr fotot nga Samiti i NATO-s, krah për krah me liderët botëror

Sot kryeministri Edi Rama ka qenë i pranishëm në Samitin e NATO-s në Bruksel.

22:36
Rama jep lajmin e mirë: Mbërrijnë në Rinas 11,700 vaksina Pfizer

Mbrëmjen e kësaj të hëne kanë mbërritur në aeroportin ‘Nënë Tereza’ edhe 11.700 vaksina Pfizer.

22:26
“Do të të djegim…”/ Xheni Karaj: Me kërcënime jam mësuar, ja e vërteta e prindi 1/2

Aktivistja për të drejtat e komunitetit LBTI, Xheni Karaj ka folur për debatin e gjerë që u bë në rrjet për kërkesën që organizatës për të zëvendësuar fjalën “nënë” me “prindi që lind”.

22:23
Rikthimi i Berishës në krye të PD? Bushati: Ka ndryshuar pasi nuk gjeti mbështetje nga PD

Lideri historik i PD-së, Sali Berisha ka lënë të hapur rikthimin e mundshëm në krye të PD, duke thënë se është konsistent në qëndrimet e tij për kryetarin e Partisë Demokratike.

22:10
Nesër hidhet shorti, ja kundërshtarët e mundshëm të shqiptarëve në Europë

Në selinë e UEFA-s në Nyon do të hidhet nesër shorti për turin e parë eliminator të Ligës së kampionëve si dhe për turin e parë eliminator të Conference League, kompeticione ku garojnë edhe 4 klube shqiptare.

22:09
Me birra përpara, Yuri Kim ndjek ndeshjen Suedi-Spanjë në ‘Tirana Fan Zone’ (FOTO)

Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka zgjedhur “Tirana Fan Zone” këtë mbrëmje për të parë ndeshjen Suedi –Spanjë,e vlefshme për Kampionatin Europian.

21:52
Gruaja tmerrohet nga i panjohuri që hyn në shtëpi, teksa xhiron kërcimin për TikTok (fotot)

Një grua e re ka thënë se fundmi se ka përjetuar momentin më të frikshëm të jetës kur një burrë hyri në shtëpinë e saj teksa po filmonte një video për të postuar në rrjetin TikTok.

21:49
Akuzat e rivaleve të Bashes për garën në PD, Salianji: Janë reagime emocionale

Lulzim Basha është rizgjedhur në krye të Partisë Demokratike në zgjedhjet e 13 qershorit.

21:41
Bushati komenton fitoren e Bashës: PD është duke vdekur ndërsa kryetari rrit mbështetjen. Duhet t’i biem kambanave të alarmit

Analisti Andi Bushati ka komentuar fitoren e Lulzim Bashës si kryetar i Partisë Demokratike duke thënë se PD është duke vdekur përderisa pranon një njeri që vetëm sjell hunbje.

21:40
Stoltenberg: NATO hapi një kapitull të ri

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka deklaruar se aleanca ka hapur një kapitull të ri në historinë e saj në samitin e liderëve në Bruksel, raporton Anadolu Agency (AA).

21:26
Burri has këlyshët e ariut që ‘kërcejnë’ në pyll, mendon se sheh vizione (fotot)

Valtteri Mulkahainen, mësues dhe fotograf amator nga Sotkamo, Finlandë, pëlqen të kalojë kohën e lirë duke eksploruar dhe fotografuar burinë e botës natyrore e rurale të Finlandës.

21:22
Britania e Madhe shtyn heqjen e plotë të kufizimeve

Britania e Madhe ka shtyrë heqjen përfundimtare të të gjitha kufizimeve kundër pandemisë deri më 19 korrik 2021.

21:18
FOTO/ Thomas Brdariç rinovon marrëveshjen me Vllazninë, shfaqet pranë presidentit Alban Xhaferi

Thomas Brdariç ka rinovuar zyrtarisht marrëveshjen me klubin e Vllaznisë.

21:10
Digjen shkurre dhe pisha nga zjarri në Kodër-Vilë të Durrësit, nisin hetimet për flakët

Në Kodër-Vilë të Durrësit kanë nisur hetimet për zjarrin që ka rënë në faqen perëndimore të kodrës së qytetit bregdetar.

20:59
SHBA kërkon ekstradimin/ Gruaja avokate e Julian Assange flet për ‘torturë mendore’ të kreut të WikiLeaks në burgun britanik (fotot)

Julian Assange, njeriu që ndërtoi famën e tij, të mirë ose të keqe, mbi lirinë e informacionit, ironikisht ka në dispozicion ne burg, një kompjuter pa akses në internet, me portat e daljet e tij të dyllosura me rrëshirë.

20:52
Fitoi zgjedhjet/ ‘Të bashkojmë forcat kundër regjimit Rama-Doshi’. Basha falënderon demokratët, jep mesazhin për tre rivalët

Pas fitores së zgjedhjeve të 13 qershorit, Kryedemokrati Basha ka dalë në një deklaratë për mediat.

20:49
I shpëtoi atentatit me 4 plumba në sy të fëmijëve, arrestohet Edison Begaj në Vlorë. U kap me armë pa leje

Edison Begaj, i cili i shpëtoi atentatit me katër plumba para disa javësh, ka rënë në prangat e policisë gjatë mbrëmjes së sotme.

20:43
Denoncimi i Fiks Fare/ Manipulimi i zgjedhjeve në PD, gazetarja voton pa kartë anëtarësie

Fiks Fare denoncoi sot parregullsitë dhe abuzimet në procesin zgjedhor për zgjedhjen e kreut të Partisë Demokratike në 13 qershor 2021.

20:37
“Kosova, fëmijë i perëndimit”/ Para takimit Kurti-Vuçiç nisin përplasjet në distancë!

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç, takohen të martën në Bruksel në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi të ndërmjetësuar nga Bashkimi Europian.

20:32
Fëmijët në Gaza ngrejnë balona me portretet e të miturve të vrarë nga sulmet ajrore të Izraelit

Fëmijët fluturonin sot balona pranë plazhit të qytetit të Gazës, secila me portrete të 66 fëmijëve që u vranë në krahinën palestineze nga sulmet ajrore të izraelit, gjatë konfliktit të fundit mes shtetit hebre dhe militantët palestinezë të Hamas.

20:29
Arizona rivendos në funksion dhomën e gazit për ekzekutime në stil nazist (fotot)

Shteti i Arizonës në SHBA ka rivendosur në funksion së fundmi një dhomë gazi të vjetër që nuk ishte përdorur prej shekullit të kaluar, për ekzekutimin e të burgosurve. Zhvillimi ka ringjallur kritikat për dënimin kapital dhe mënyrën brutale të ekzekutimit.

20:15
Lewandowski në hije, Szczesny në histori, Skriniar i jep 3 pikët Sllovakisë

Sllovakia bën surprizën në “Gazprom Arena” të Shën Petërsburgut, pasi ia doli të triumfojë me rezultatin 2-1 përballë Polonisë së Robert Lewandowskit dhe hodhi kandidaturën për të kaluar në fazën e 1/8-ave të këtij kompeticioni.

20:05
‘Nga 1 korriku hiqet tarifa Roaming’/ Ambasadori mesazh shqiptarëve: Duhet vetëm të keni bateri në telefon!

Duke nisur nga data 1 korrik, qytetarët e vendeve të Ballkanit perëndimor nuk do do të paguajnë më tarifat “Roaming”.

19:57
Ndërtimet pa leje, IKMT nis aksionin në Shëngjin – VIDEO

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit dhe Policia e Shtetit vijojnë operacionin për shembjen e ndërtimeve pa leje në bregdet.

19:56
SHBA/ Një i vdekur, 3 të plagosur teksa shoferi mësyn protestuesit me makinë në Minneapolis (fotot)

Në imazhe shihet zona e rrethuar ku një grua u vra dhe tre njerëz të tjerë u plagosën mbrëmjen e të dielës në Minneapolis, teksa një burrë sulmoi me makinën e tij demonstruesit që protestonin kundër vrasjes së një afro-amerikani nga forcat e policisë.

19:55
Nga burgu i sigurisë së lartë drejt SPAK, Admir Tafili pritet të hapë “kutinë e pandorës” për ngjarje të rënda kriminale

Ditën e sotme është sjellë në SPAK nga burgu i sigurisë së lartë të Burrelit i dënuari i përjetshëm Admir Tafili.

19:54
Ekspozita e studentëve/ Prezantojnë punimet në Qendrën e Kulturës

Pas përfundimit të ‘workshopit’ me temë Praktikat e Artit Bashkëkohor të drejtuar nga tre mentorë, Driant Zeneli, Edison Ceraj dhe Ledia Kostandini, studentët që morën pjesë në të vijnë nëpërmjet kësaj ekspozite, ku prezantojnë punimet e tyre si pjesë e një procesi në krijim e sipër.

19:52
NATO, thirrje Kinës dhe Rusisë: Angazhim për të rritur mbrojtjen e përbashkët “kundër të gjitha kërcënimeve”

Udhëheqësit e vendeve anëtare të NATO-s kanë rënë dakord të rrisin mbrojtjen e tyre të përbashkët “kundër të gjitha kërcënimeve, nga të gjitha drejtimet”.

19:48
Plehrat në landfill ilegal/ Bashkia e Rrëshenit e paguan kompaninë e transportit 28 milionë lekë në vit

Këtu jemi në Ndërfushaj të Rrëshenit, ky landfill depoziton 5.98 ton mbetje urbane në vit.

19:41
Vaksina e Novavax mbi 90% efektive kundër COVID-19

Kompania Novavax njoftoi të hënën (14 qershor) se vaksina e saj kundër COVID-19 ishte më shumë se 90% efektive gjatë testimeve të fazës së tretë.

19:24
Çekia mundi Skocinë/ Dy gola nga Schick, njëri nga 50 metra largësi

Çekia iu përgjigj fitores së Anglisë në grupin D të Evropianit teksa në Glasgow mundi skuadrën pritëse Skovcinë 2-0 për t’i marrë kreun Anglisë në krye të renditjes.

19:17
“Mendon të jesh kollovar?” Rolandi vihet në siklet nga kërkesat e Shqipes: 15 vjeçe je ti?

Marrëdhënia mes Shqipes dhe Rolandit duket se po ecën në drejtimin e duhur dhe kanë nisur të diskutojnë nëse do të nisin bashkëjetesën apo do të martohen më pas.

19:00
Giuseppe nuk përmbahet, çohet në mes të emisionit të puthë në buzë Shqipen (FOTO)

Giuseppe duket se nuk është përmbajtur dhe është ngritur që të puthë në buzë Shqipen teksa në puntatën e sotme po transmetohej takimi i saj me Rolandin.

18:54
Erdoğan: Turqia vendimtare për sigurinë dhe stabilitetin e zonës trans-atlantike

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ka deklaruar se vendi i tij është i rëndësishëm për “sigurinë dhe stabilitetin e zonës trans-atlantike”, raporton Anadolu Agency (AA).

18:49
Humbi zgjedhjet në PD/ Vjen reagimi i Edith Harxhit: Do flas me fakte! Nuk ndalem derisa të ringrihet Partia Demokratike

Edith Harxhi ka reaguar për herë të parë pasi humbi zgjedhjet për kryetare të Partisë Demokratike duke falenderuar të gjithë mbështetësit.

18:39
Olti kapet “mat” me ish-in/ Lindita zbulon mesazhet kërcënuese prej saj: Më ka thënë…

Olti është filmuar në një lokal pranë një vajze, me të cilën është tepër i afërt dhe ka treguar se e ka thjesht shoqe dhe e ka përqafuar.

18:35
NATO i bën thirrje Kinës dhe Rusisë të respektojnë ligjin ndërkombëtar

Udhëheqësit e vendeve anëtare të NATO-s të hënën (14 qershor) kanë rënë dakord të rrisin mbrojtjen e tyre të përbashkët “kundër të gjitha kërcënimeve, nga të gjitha drejtimet”.

18:28
Xhaçka takon ministren Kaag: Holanda mbështet mbajtjen e Konferencës së parë Ndërqeveritare Shqipëri-BE

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, zhvilloi në Bruksel një takim me Ministren holandeze për Tregtinë e Jashtme dhe Bashkëpunimin për Zhvillim, Singrid Kaag.

18:19
Vjosa Osmani emëron Kreshnik Radoniqin kryetar të ri të KQZ-së në Kosovë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu, e ka emëruar gjyqtarin Kreshnik Radoniqi si kryetar të ri të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ).

18:06
“I dilte gjak nga hundët prej lodhjes”/ Balerini shqiptar që korri sukses në Amerikë rrëfen javën e tmerrshme: Isha me 10 dollarë në xhep

Klevis Tafaj, balerini që arriti të korrë sukses në Amerikë falë mundit të tij ka zbuluar momentet e tij të vështira në emisionin “Ftesë në 5”.

18:03
Bearti në lidhje të re? Reagon vajza me të cilën u fotografua ish-konkurrenti i “Për’puthen” (FOTO)

Ish konkurrenti i ‘Për’puthen”, Beart Rexhepi, është në qendër të mediave rozë, ndërsa i bëri të gjithë të dyshonin se ai kishte nisur një lidhje të re dashurie.

17:49
Fitoi zgjedhjet në PD, Basha falënderon demokratët: Do bëjmë gjithçka që Shqipëria të fitojë

Pas fitores së thellë në garën me 3 kandidatë e tjerë, fituesi i një mandati të tretë në kryet të Partisë Demokratike, Lulzim Basha vjen me një mesazh falënderimi për demokratët që e votuan dhe mbështetën në zgjedhjet e 13 qershorit.

17:46
FOTO/ Ndizen sërish furrat e gëlqeres në Krujë, tymi “pushton” zonën

Furrat e gëlqeres mbeten problem shqetësues në Krujë për banorët, të cilët shpesh herë “pushtohen” nga tymi.

17:38
“Mos fluturoni në rrugë”/ Me shpejtësi ‘skëterrë’, policia ndëshkon 306 drejtues automjetesh në 2 javë

Vetëm gjatë 2 javëve të apra të muajit qershor, policia rrugore ka ndëshkuar 306 drejtues automjetesh, 171 prej të cilëve u është pezulluar leja e drejtimit për shpejtësi mbi norma dhe 135 të tjerë janë proceduar me masë administrative.

17:29
Itali, policia ndjek familjen nga Pakistani e dyshuar për vrasjen e bijës 18-vjeçare që refuzoi martesën me kushëririn (fotot)

Policia në Itali janë vënë në ndjekje të të afërmve të një vajze nga Pakistani, të cilën ata besojnë se është mbytur nga familja e saj dhe varrosur në një varr të cekët, në një prej episodeve të renda të njohura si “vrasje nderi”.

17:20
Patrik Schick fenomenal, Çekia “zbut” Skocinë në “Hamdpen Park”

Entuziazmi i tifozëve të pranishëm në “Hampden Park” të Glasgow-t dhe dëshira e futbollistëve për fitore nuk i mjaftoi Skocisë për të marrë pikë në përballjen ndaj Çekisë, në sfidën e dytë të Grupit D.

17:18
Maturantët fituan betejën për testin dhe hapin një tjetër! Ja kërkesat që kanë për Ministrinë e Arsimit

Maturantët vijuan me protestat e tyre, në ditën e tretë, para Ministrisë së Arsimit Arsyeja është zemërimi i madh që shkaktoi testim në matematikë, nga i cili dolën të zhgënjyer edhe nxënësit e ekselencës.

17:15
Bruno Fernandes, “kampioni” i ndeshjeve të luajtura para Europianit

Bruno Fernandes është futbollisti me më shumë minuta në këmbë nga rreth 620 lojtarë në total që janë grumbulluar nga 24 skuadrat përfaqësuese pjesëmarrëse në Europian.

17:07
Samiti i NATO-s, Biden garanton: Përkushtim maksimal i SHBA për aleatët!

Nga Brukseli, presidenti amerikan Joe Biden theksoi përkushtimin e Shteteve të Bashkuara ndaj NATO-s, duke i rikthyer aleatëve qetësinë që iu lëkund nga paraardhësi i tij, Donald Trump.

17:02
Gol nga mesfusha/ Portieri skocez ‘futet’ brenda në rrjetë, por nuk ndal dot mrekullinë! (Video)

Dita e sotme nisi me ndeshjen Skoci-Çeki, e vlefshme për grupin D në Euro 2020.

16:57
Covid-19/ Ministria e Shëndetësisë: Asnjë humbje jete, 2 raste të reja në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije se kanë rezultuar vetëm 2 raste të reja me koronavirus gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë.

16:51
Njerëzit mund të riprodhohen më shpejt në Mars pas zbulimit të ri për spermën (fotot)

Me sa duket nuk është fare nevoja për të zbuluar jetë aliene ne planetin Mars, pasi popullata mund të plotësojë shifrat e kërkuara vetëm me njerëz, sipas një zbulimi të ri.

16:48
Paralajmërimi i fortë i Frrok Çupit: Berisha do marrë para drejtësisë edhe Bashën

Analisti Frrok Çupi ka komentuar zhvillimet në PD gjatë fundjavës, teksa demokratët zgjodhën që Lulzim Basha të vijojë të drejtojë Partinë Demokratike.

16:42
Asgjësohen 46 mijë rrënjë kanabis në Greqi, pranga 24 personave, mes tyre edhe shqiptarë (Pamjet)

Policia greke ka asgjësuar një sasi të madhe bimësh narkotike në afërsi të Athinës.

16:25
Pika e karburantit shpërthen në ‘top’ gjigand zjarri, dhjetra të plagosur në Rusi (fotot)

Një shpërthim gjigand në një pikë karburanti ka shkaktuar panik sot në qytezën e Akademgorodok ne Rusi, teksa flakët u ngritën si një top zjarri në qiell po përhapeshin në një tjetër pikë karburanti.

16:22
SHBA/ Policia i vihet pas, fluturon në ajër makina e gruas shtatzënë

Një video që tregon sesi një patrullë policie në Arkansas të SHBA-së bëhet shkas për një aksident të frikshëm rrugor, është bërë virale në rrjet.

16:17
Humbi zgjedhjet për kryetar partie të PD, reagon Agron Shehaj: Jam mirënjohës për këdo që më mbështeti për të sjellë qasje të re në politikë

Agron Shehaj ka reaguar për zgjedhjet në PD pasi ishte i dyti më i votuari ndërsa fitoren e mori sërish Lulzim Basha.

16:15
Presidentja e Kosovës shkarkon kryetaren e KQZ-së, Valdete Daka

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka shkarkuar kryetaren e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka, thuhet në një vendim të parë nga Radio Evropa e Lirë.

16:05
Zyrtari kinez vetëvritet pas akuzave ndaj përgjegjësve të ultra-maratonës me 27 të vdekur (fotot)

Sekretari i partisë komuniste kineze në Jingtai, Li Zuobi raportohej sot se është hedhur nga dritarja e apartamentit të tij teksa të paktën 21 zyrtarë po mbahen përgjegjës në Kinë për rolin e tyre në ultra-maratonën e 22 majit, ku mbeten të vdekur 27 pjesëmarrës.

15:56
Makinat ende pa kolaudim/ Pajisen me leje pa kaluar në proces kontrolli, nëse plotësojnë kushtet teknike

Qindra mijëra përdorues të automjeteve, sërish duhet të lëvizin me copa letrash në xhep, me makinat e tyre që nuk janë kontrolluar nga ana teknike nga shërbimi i kolaudimit.

15:52
Dhimbje koke dhe rrufë, si kuptohet prekja nga varianti Indian i koronavirusit

Dhimbje koke, fyt i acaruar, rrufë: këto janë sot simptomat më të zakonshme të infekimit me variantin Indian të koronavirusit.

15:50
Tregtarët e vegjël në protestë/ Bashkia e Durrësit nuk i lejon që të shesin produkte nëpër plazhe

Sezoni turistik është e vetmja periudhë, kur dhjetëra tregtarë ambulantë nga Durrësi, Lushnja, Elbasani dhe rrethe të tjera, sigurojnë të ardhura, duke tregtuar produkte ushqimore dhe industriale për pushuesit në plazhet e Adriatikut.

15:48
Alarmi: Serbia, me plan të rrezikshëm për Kosovën dhe Ballkanin!

Ekziston një plan i rrezikshëm i Serbisë për Kosovën dhe më gjerë për të gjithë rajonin sipas nënkryetarit të PDK-së, Xhavit Haliti.

15:43
Euro 2020/ Arnautovic kërkon ndjesë për sharjen “Ta bëj nënën shqiptare!” në serbisht, pas golit kundër Maqedonisë së Veriut (fotot)

Marko Arnautovic mohonte sot se është ‘racist’ pas sharjeve kundër shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut dhe ka kërkuar ndjesë për reagimin e tij pas golit të së dielës ne Euro 2020, edhe ne shqip.

15:43
“Luftë e hapur”, Kina akuzon G7-tën për manipulim: Boll i cenuat interesat tona!

Kina shpërtheu në akuza ndaj G7-tës për manipulim politik pasi liderët e shtatë vendeve më të industrializuara të globit e fshikulluan ashpër Pekinin për një sërë çështjesh.

15:40
Fryn erë konflikti; çfarë kërkon vërtet Putini nga Biden!

Shenjat janë të qarta: samiti i Gjenevës mes Joe Biden e Vladimir Putin, nuk ka për të qenë aspak një takim miqësor. ai vjen në një kohë kur të dyja palët e pranojnë se marrëdhëniet mes tyre janë në pikën e vet më të ulët.

15:36
Detaje nga masakra në Itali/ Plumb në tëmth kalimtarit hero pse deshi të mbronte fëmijët!

Italia vazhdon të bëjë llogaritë me ngjarjen tronditëse, jehona e së cilës, për nga brutaliteti i madh i saj, kapërceu edhe kufijtë e vendit: vrasja e dy vëllezërve 10 dhe 5 vjeç, dhe goditja me një plumb në tëmth e 74-vjeçarit Salvatore Ranieri, pensionisti hero që vdiq sepse u përpoq të shpëtonte fëmijët.

15:35
Billa hap show room-e të reja në jug/ Kompania lider në pllaka parkete hidrosanitare e mobilje. Oferta e pakrahasueshme nga datat 15-22 qershor

Kompania “Billa”, lider në tregun shqiptar për produktet e pllakave, parketeve, hidrosaaitareve dhe mobilieve zgjeron aktivitetin e saj, me hapjet e showroom-eve në Jug të vendit.

15:31
Dyshohet se ra në kanal, humb jetën 80-vjeçari në Kavajë

Një i moshuar ka ndërruar jetë sot në Kavajë, pasi dyshohet se ka rënë aksidentalisht në kanal.

15:26
Të huajt e lidhur me Shqipërinë/ Fotografi amerikan, kuratori kinez dhe producenti anglez vijnë me një ekspozitë

Jaron, Daniel dhe David edhe pse janë të huaj me Shqipërinë kanë lidhje të ngushtë.

15:26
Greqia na fali 20 mijë vaksina/ Diplomatët grekë: Kjo është vetëm ndihma e parë

Qeveria greke është treguar bujare me vendin tonë.

15:24
Kuvendi depoziton në Gjykatën Kushtetuese vendimin për shkarkimin e Metës

Gjykata Kushtetuese ka 3 muaj afat për të vendosur nëse e shqyrton ose jo çështjen, ndërsa nuk ka asnjë limit për kohën kur duhet të mbyllë gjykimin dhe të shprehet me vendim. Ajo do të vendosë përfundimisht nëse gjetjet e Parlamentit, për shkelje të rënda të Kushtetutës nga Ilir Meta, janë të bazuara apo jo. […]

15:22
“Jo, nuk duam”/ Zviceranët kundër qeverisë për emetimin e gazrave serë

Politika e Zvicrës për luftën ndaj ndryshimeve klimatike është vënë në pikëpyetje pasi votuesit atje refuzuan përmes një referendumi nismën e qeverisë për zvogëlimin e emetimit të gazrave serë.

15:20
Burri që u gëlltit nga balena, më parë i kishte mbijetuar aksidentit të rëndë ajror (fotot)

Peshkatari amator që e pa veten të gëlltitur nga një balene gungaçe e më pas të pështyrë jashtë prej saj, nuk ishte hera e parë që i shpëton vdekjes në situata ekstreme.

15:19
Partitë paguan dedektivë privatë/ Gjatë fushatës kërkuan dokumentimin e vjedhjes së votës

Shitja dhe blerja e votave gjatë zgjedhjeve të përgjithshme të 25 prillit, të emëruarit në drejtësi, vjedhjet pas pandemisë dhe tradhtitë bashkëshortore, janë disa nga çështjet më të nxehta, mbi të cilat hetojnë dedektivët shqiptarë.

15:16
Varianti Delta bllokon Anglinë/ Boris Johnson zgjat izolimin me katër javë!

Po të mos ishte për variantin indian të koronavirusit, apo Delta siç njihet ndryshe, qeveria britanike tani me të gjithë gjasat, do t’i kishte hequr krejtësisht masat izoluese.

14:56
Pas takimit të G7-ës, liderët botërorë mblidhen për piknik në plazh/ Festa ‘pa kontroll’ zemëron britanikët (Fotot)

Liderët botërorë, që u bënë bashkë në Britaninë e Madhe për Samitin e G7-ës, u mblodhën në plazh, për një ‘Barbecue’.

14:46
Shembjet e ndërtimeve pa leje, IKMT vijon pastrimin nga inertet

Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit dhe Policia e Shtetit vijojnë operacionin për shembjen e ndërtimeve pa leje në bregdet.

14:37
Zyrtare! Basha konfirmohet për herë të tretë në krye të PD

Lulzim Basha mori mandatin e tretë dhe për katër vitet e ardhshme do të drejtojë Partinë Demokratike. Nga mbi 41.000 demokratë që morën pjesë në votim, 32.882 prej tyre ia votëbesuan drejtimin e PD Lulzim Bashës.

14:37
Rama takohet me Mitsotakis para Samitit të NATO-s/ Bien dakord për shpejtimin e negociatave të marrëveshjes së zonave detare

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama është takuar me kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis përpara fillimit të Samitit të NATO-s në Bruksel.

14:22
Italia mban në fuqi masat kufizuese me Shqipërinë, shtyhet afati i bllokimit të kufirit deri në 30 korrik

Shteti italian ka vendosur se deri në 30 korrik do të jenë të fuqi të njëjtat masa kufizuese me vendin tonë.

14:10
Pamjet/ E shkrumbuar totalisht, makina merr flakë në ecje në aksin Himarë-Sarandë

Një automjet ka marrë flakë në ecje rreth orës 13:15, në aksin rrugor Himarë-Sarandë.

14:07
Çfarë mund të bëjnë BE-ja dhe Britania, nëse bashkojnë forcat për Ballkanin?

Një strategji për t’iu kundërvënë influencës ruse dhe kineze, ringjalljes së nacionalizmit dhe rrezikut të konflikteve, është zvarritur shumë në kohë.

14:01
“Gati për ndërhyrje!” Zjarrfikësit e famshëm të Zagrebit bëjnë namin me koreografinë (Pamjet)

Zjarrfikësit e Zagrebit të Kroacisë kanë bërë një video që po bën namin në internet.