Gruaja tmerrohet nga i panjohuri që hyn në shtëpi, teksa xhiron kërcimin për TikTok (fotot)

14/06/2021 21:52

Një grua e re ka thënë se fundmi se ka përjetuar momentin më të frikshëm të jetës kur një burrë hyri në shtëpinë e saj teksa po filmonte një video për të postuar në rrjetin TikTok.

Hannah Viverette po filmonte veten duke kërcyer për platformën e zbavitjes, kur mbeti ‘e paralizuar’ nga frika  teksa burri i panjohur hapte derën e ballkonit të saj.

Në një postim në Facebook ajo shkruante: “Dëgjova derën e ballkonit tim që nisi të hapej. E shtangur lëviza drejt saj për ta mbyllur, por u shtanga kur ndjeva se forcën po e ushtronte një burrë që e hapi”.

Viverette thotë më tej se e njohu burrin, të cilin e kishte parë më herët duke u sjellë vërdallë pranë ndërtesës së apartamentit të saj në qytezën e Hagerstown, Maryland, SHBA.

Ajo shton se dhe herë të tjera ishte vënë në siklet nga burri, por fajësoi thjesht faksin se ishte i fiksuar dhe i paditur.

“Ishte momenti kur dola ballë për ballë me të në derën time, e dija se donte të më lëndonte. Ai mbante duart ne xhepat e bluzës me kapuç dhe kishte një ngërdheshje në fytyrë. Foli diçka në spanjisht.”

Gruaja kishte dëgjuar që burri i bezdisshëm tha ‘friends?’ por ajo ia kishte kthyer duke i thënë ‘Kush je ti?’ e më pas i kërkoi ‘Të lutem, dil jashtë’.

Por burri nisi t’i afrohej deh i foli në mënyrë pyetëse, ‘unë jam shoku jot’.

Gruaja përsëriti: “Jo, të lutem dil jashtë.”

Burri ishte tërhequr më parë përsëri në ballkon dhe e kishte shikuar nga dera, para se të largohej. Viverette shkoi në shtëpinë e fqinjes ku menjëherë thërriti policinë.

Policia e Hagerstown tha në një deklaratë se kishte arrestuar 36-vjeçarin Angel Moises Rodriguez-Gomez për dhunim banese të gradës së tretë, sulm fizik të gradës së dytë dhe shkatërrim prone.

Pas lirimit me kusht burri ishte kaluar në dorë të autoriteteve të emigracionit.

Pas publikimit të videos së frikshme Viverette shkruante: “Ky është momenti kur je duke regjistruar veten duke kërcyer dhe një i fiksuar ngjitet në ballkonin tënd për të hyrë brenda”.

FOTO GALERI
1/3
Hannah Viverette po filmonte veten duke kërcyer për platformën e zbavitjes, kur mbeti ‘e paralizuar’ nga frika

Top Channel