E enjte, 25 Shkurt 2021
18:11
Ish-pjesëtari i UÇK-së merr ftesë nga Gjykata Speciale

Ish-pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) Gani Koci ka marrë ftesë nga Gjykata Speciale për intervistim në cilësinë e dëshmitarit.

18:05
Pfizer: Bosnja s’ka përmbushur kushtin për vaksinat anticovid

Kompania Pfizer ka bërë të ditur se vaksinat e saj ka shumë të ngjarë të mos mbërrijnë në Bosnjë e Hercegovinë as në muajin mars, pasi kushtet për fillimin e porosisë së dërgesave brenda sistemit COVAX nuk janë përmbushur.

18:03
Kina mohon se ka kërkuar ‘test anal’ koronavirusi nga diplomatët e SHBA, pas satirës në rrjet (fotot)

Pas disa raportimeve në mediat amerikane se diplomatëve në Kinë u ishte kërkuar të kryenin tamponin e ri ‘anal’ të koronavirusit, autoritetet e Pekinit u detyruan ta mohonin zyrtarisht, prej shumëfishimit të satirës në rrjetet sociale.

17:59
Spiropali rrëfen xhelozinë e vajzës për vëllanë e vogël: Më thoshte do ta nxjerrim në rrugë, tani e do shumë

Ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin Elisa Spiropali ka folur për familjen dhe dy fëmijët e saj, Naltën dhe Krenin në “Ftesë në 5”.

17:46
Analisti paralajmëron koalicion PS-PD pas zgjedhjeve. Ja çfarë mund të lidhë bashkë Ramën e Bashën

Analisti Frrok Çupi ka paralajmëruar se pas zgjedhjeve të 25 prillit, mund të ketë një koalicion mes PS dhe PD.

17:40
Ulen rastet me COVID, rritet numri i të vdekurve! 628 pacientë po trajtohen në spitale

Ditën e sotme numri i të prekurve me COVID ka shënuar ulje, ndërsa është rritur numri i viktimave.

17:33
Kosovë/ Vrau të dashurin e u arratis në Gjermani, dënohet me 18 vite burg gruaja

Gjykata Themelore në Ferizaj ka dënuar sot me 18 vjet heqje lirie shtetasen kosovare M.P., për veprat penale vrasje e rëndë dhe mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve.

17:30
Lady Gaga ofron $500 000 për qentë që iu grabitën me armë shoqëruesit (fotot)

Shëtitësi i qenve të Lady Gaga është qëlluar mbrëmë disa herë në gjoks në Los Angeles nga disa sulmues që vodhën dy nga tre qentë që ai po shoqëronte për xhiron e darkës.

17:19
Frrok Çupi në Top Talk: Lulzim Basha ka krijuar një koalicion me parti inertesh

Analisti Frrok Çupi ka folur në “Top Talk” për koalicionin e arritur mes PD dhe aleatëve për të garuar në zgjedhjet e 25 prillit.

17:19
“Kjo është Amerika ime”, mjekja akuzohet për urrejtje ndaj një djali latin

Një mjeke ansteziste e njohur për mbështetjen e saj për ish-presidentin Donald Trump është akuzuar me krim urrejtje ndaj një personi latin, i cili u sulmua jashtë një supermarketi.

17:06
Samsung pritet të nxjerrë laptop me procesor Exynos dhe kartë grafike AMD

Në një raport të fundit thuhet se Samsung do të prezantojë një laptop Windows 10 me procesor Exynos dhe kartë grafike AMD.

17:03
Oficerja bukuroshe e policisë fiton Miss Anglia, për masat e bëshme (fotot)

31 vjeçarja britanike Nicola Floss punon si detektive policie gjatë ditës, por tashmë është kurorëzuar dhe Miss Anglia e formave të bëshme.

17:01
SHBA po ndërton armën më të fuqishme me lazer në botë

SHBA është duke punuar për të ndërtuar armën më të fuqishme me lazer në botë.

16:53
Rreth 506 mijë të prekur me COVID në 24 orë në SHBA

Numri i personave të vdekur nga COVID-19 në SHBA është rritur me 505.945, prej të cilëve 3.247 kanë humbur jetën në 24 orët e fundit.

16:48
Veliaj: PS ka ngritur një koalicion përtej krahinës; LSI merr vota të majta dhe i çon në prehrin e Saliut

Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, në turin e tij në çdo njësi, u ndal sot në Njësinë 4, ku u takua me familje të ardhura ndër vite në këtë zonë, kryesisht nga Skrapari.

16:36
Kosovë/ 5 viktima dhe 437 raste të reja me koronavirus gjatë 24 orëve të fundit

Kosova ka shënuar 437 raste të reja me koronavirus ndërsa kanë humbur jetën 5 pacientë gjatë 24 orëve të fundit.

16:28
Gjermania kap elektriçistin që i dha spiunëve rusë planet e ndërtesës së Bundestag

Një elektriçist gjerman i dyshuar se ka kaluar planet e ndërtesës së parlamentit gjerman Bundestag te spiunë të Rusisë, është akuzuar sot për spiunazh nga prokurorët në Berlin.

16:28
Rriten rastet me COVID në Palestinë

Në Palestinën filluan të rriten sërish rastet me COVID-19.

16:25
Ambasadori britanik: Po afrohet afati i fundit për të paraqitur listat e kandidatëve! Sigurohuni të keni njerëz që nuk janë të lidhur me korrupsionin

Ambasadori britanik në Tiranë, Duncan Norman ka reaguar për listat e kandidatëve për deputetë që po përgatisin partitë politike për zgjedhjet e 25 prillit.

16:18
Vrasja e Shkëlzen Kastratit/ RENEA zhvillon kontrolle në Laç, gjendet armë në kasolle pranë një kompleksi

Mëngjesin e sotëm, RENEA ka zhvilluar një aksion në Laç, ku janë kryer kontrolle në disa biznese dhe lokale.

16:09
Frigoriferë shumëngjyrësh nëpër rrugë/ Nisma e veçantë e amerikanëve, për t’i ofruar ushqim kujtdo që ka nevojë (Fotot)

Komuniteti në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka bërë organizmin e veçantë për të ndihmuar qytetarët që kanë nevojë për ushqim.

15:58
Momentet e rënda kur nëna 36 vjeçare goditet për vdekje me makinë për borxhin €70 ndaj trafikantëve (fotot)

Pesë njerëz u burgosën sot në Britani për një total prej 78 vitesh për pjesën e tyre në vrasjen e hakmarrjes së një nëne të re, për borxhin 70 euro që i kishte bandës së trafikantëve.

15:54
Stilistët me ngjyrë, bëjnë histori në Milano në javën e modës

Prekjet e minutës së fundit mbi një fustan të bardhë, një pudrosje finale dhe le të fillojë shfaqja. Një grup stilistësh me ngjyrë, të frymëzuar nga lëvizja Jeta e njerëzve me ngjyrë ka rëndësi, po bëjnë histori në javën e modës në Milano.

15:51
Rezistenca ndaj masave të qeverisë/ Kryetari i komunës së Tuzit: Policia po shkon atje ku duhet!

Kryetari i komunës së Tuzit, Nik Gjeloshaj, deklaroi se Kryeministri i Malit të Zi, Zdravko Krivokapiq, nuk do të vijë në komunën e Tuzit edhe pse ishin dakorduar.

15:44
Teuta pret Kukësin/ Me sfidën për garën evropiane nis java e 21 e Superligës

Teuta-Kukësi është skuadra që hap javën e 21-të së Superligës. Një ndeshje mes dy rivalëve direkt për zonën europiane.

15:43
Kontrollet për respektimin e masave anti Covid/ 917 gjoba në të gjithë vendin

917 qytetarë janë ndëshkuar me gjobë gjatë 24 orëve të fundit, pasi janë identifikuar duke shkeluar masat anti Covid.

15:39
Ekskluzive/ Riatdhesimi i fëmijëve e grave nga Siria, Ministri Çuçi vizitë në Liban

Qeveria shqiptare  ka nisur një përpjekje të re për riatdhesimin e grave dhe fëmijëve të mbetur në Siri.

15:29
Dhunohet gazetari në Prishtinë/ Visar Duriqi sulmohet nga persona të maskuar përpara shtëpisë

Komuniteti i gazetarëve në Kosovë është tronditur nga sulmi ndaj kolegut të tyre Visar Duriqi.

15:27
Aksident fatal në autostradën Durrës-Tiranë/ Makina përplas këmbësorin, ndërron jetë 60-vjeçari

Një aksident me pasojë vdekjen e një personi është shënuar ditën e sotme në autostradën Durrës-Tiranë.

15:20
Pogradec, 150 të infektuar/ Shumica e rasteve në shkolla dhe administratën publike

Ne Pogradec 21 persona te tjerë rezultuan te infektuar nga koronavirusi. Behet fjale kryesisht për vatra familjare por gjate ditëve te fundit kane rezultuar pozitive edhe punonjës te administratës.

15:18
Gjirokastër, 840 të infektuar/ Infektimet nëpër shkolla dhe në familje

Në të gjithë qarkun e Gjirokastrës kemi të paktën 840 raste aktive me Covid 19.

15:17
Berat, nis vaksinimi/ Të parët janë mjekët dhe të moshuarit

Fushata e vaksinimit nën moton Shqipëria Buzëqesh shtrihet edhe në qytetin e Beratit. Janë 150 persona nga stafet mjekësore të këtij qyteti të cilët morën dozën e parë të vaksinës Pfizer.

15:15
Si u liruan kriminelët? KLGJ heton gjykatësen e Krujës. Avokati kërkon dëshminë e drejtorit të burgjeve

Avokati i gjyqtares Enkeleida Hoxha kërkoi pyetjen nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë të zyrtarëve dhe ish zyrtarëve të burgjeve, të cilët firmosën 9 raporte lehtësuese dhe shembullore për të burgosurin Hekuran Billa.

15:15
Rama takim me biznesin në Berat: Taksë zero, tatim fitimi zero, lekët t’i çoni në shtëpi

Kryeministri Rama zhvilloi sot një takim me sipërmarrës të biznesit të vogël në Berat.

15:13
“PD e LSI kandidojnë humbësit”/ Kryetari i bashkisë së Tiranës takim në njësinë katër në kryeqytet

Ndalesa e radhës për Erion Veliajn në krye të fushatës elektorale për qarkun Tiranë, ishte njësia 4 nga ku tha se Partia Socialiste e ka përmirësuar jetën e gjithsecilit, sa herë ka drejtuar vendin ndryshe nga PD dhe LSI.

15:11
Bamir Topi dorëhiqet nga partia/ Një ditë pasi nënkryetari Sali Shehu nënshkroi koalicionin me PD

Preferoi largimin sesa bashkëpunimin! 

15:09
Sondazh në TCH: Kush fiton zgjedhjet? Sonte në emisionin “Open”, gjetjet e kompanisë Ipsos

Top Channel në bashkëpunim me gjigantin botëror të sondazheve kompaninë IPSOS, sot ora 21:00 në emisionin Open drejtuar nga gazetarja Eni Vasili, do të publikojë sondazhin për zgjedhjet e 25 Prillit.

15:05
Arrestime për atentatin me bombë/ Në pranga Gjergj Cukali dhe vëllezërit Ermond dhe Enver Jakimi

Pas tentativës për vrasjen e Gjon Menës me eksploziv, në Kamëz, policia ka arrestuar tre persona.

15:02
Teste covidi si ato të shtatzanisë…/ Plani i Gjermanisë: Të blihen nga qytetarët në dyqane

Në Gjermani, autoritetet kanë dhënë miratimet speciale për tre produkte që i mundësojnë njerëzve të bëjnë vetë teste për të verifikuar nëse janë apo jo të infektuar me koronavirus.

15:01
Vrasje në qendër të Tiranës/ Ekzekutohet Behar Sofia, ish bashkëpunëtor i trafikantit Abdulselam Turgut

66 vjecari Behar Sofia u ekzekutua me armë zjarri mëngjesin e kësaj të enjte ndërsa ecte në këmbë në trotuarin në anë të Lanës, këtu në zonën mes Piramidës dhe katedrales katolike të Shën Palit.

14:57
Programi politik i PD dhe aleatëve/ Yuri Kim takon Bashën: SHBA pret kandidatë të pastër nga partitë

Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka zhvilluar një takim me kryedemokratin Lulzim Basha ditën e sotme.

14:56
Studimi më i madh deri më tani/ Vaksina e Pfizer dhe Biontech, 95% efikase

Studimi i parë i madh në realitet, i vaksinës së Pfizer dhe Biontech, që është verifikuar në mënyrë të pavarur, tregon se ajo është shumë efikase në parandalimin e koronavirusit.

14:49
Bëj zgjedhjen tënde…/ Serbi, qytetarët vendosin mes 4 vaksinave

Serbia tani po kryeson në Evropë për sa i takon procesit të vaksinimit.

14:42
Shatërvanë llave dhe hi/ Etna shpërthen sërish, hera e gjashtë në tetë ditë

Mali Etna në ishullin italian të Siçilisë, ka nxjerrë shatërvanë llave dhe hi nga dy vatra të hapura në kraterin juglindor, për të gjashtën herë radhazi në tetë ditët e fundit.

14:34
Aksident në Elbasan/ Makina përplaset me furgonin, aksidentohet këmbësori

Një aksident ka ndodhur sot në Elbasan ku mjeti tip “Golf” u përplas me një furgon.

14:26
Vaksinimi në Berat, Rama: Pranvera, periudhë vaksinimi intensiv/ Manastirliu: Brenda 15 marsit përfundon procesi për bluzat e bardha!

Kryeministri Edi Rama se bashku me ministren Ogerta Manastirliu, ka mbërritur ditën e sotme në qytetin e Beratit, ku ka nisur procesi i vaksinimit për bluzat e bardha dhe më pas do të nisë për të moshuarit plus 80 vjeç.

14:25
Vodhi “Benz-in” në Suedi dhe po vinte në Shqipëri/ 23-vjeçari kapet në pikën kufitare të Morinës

Një shqiptar që jetonte në Suedi u arrestua sot nga policia, në pikën kufutare të Morinës pasi makina me të cilën udhëtonte ishte e vjedhur.

14:19
Shtyhet për në 4 mars seanca disiplinore e KLGJ për veprimet e gjyqtares Enkelejda Hoxha

TIRANË – Në Këshillin e Lartë Gjyqësor ditën e sotme është zhvilluar seanca disiplinore ndaj magjistrates së Krujës Enkelejda Hoxha, e cila u arrestua nga SPAK më 11 shkurt, pasi akuzohet se me një skemë të ngritur së bashku me disa funksionar të tjerë në Gjykatën e Krujës, ulnin dënime dhe lironin të burgosur.

14:15
Basha vjedh këngën e Dua Lipës për të sharë Ramën, detyrohet ta heqë nga Instagrami

Një ditë më parë Kryetari i PD Lulzim Basha iu përgjigj kryeministrit Edi Rama duke publikuar një video ku në sfond dëgjohej kënga e Dua Lipa, “We’re Good”.

14:14
Motoristët si skllevër… Itali, kompanitë e shpërndarjes së ushqimeve në hetim

Në Itali do të vendosen nën lupë kompanitë e shpërndarjes së ushqimeve, me një prokuror që thotë se shpërndarësit me motorë, pjesa më e madhe e të cilëve emigrantë, trajtohen praktikisht si skllevër.

14:13
Izolimet nga koronavirusi vendosin Londrën nën “pushtetin” e minjve

Izolimet e ndërmarra për shkak të pandemisë së koronavirusit, e kanë shndërruar Londrën në një qytet të pushtuar nga minjtë.

14:06
Në video drejtori i televizionit ngacmon minorenen por thotë se i rrëshqiti dora/ Nëna e vajzës: T’i vijë turp, kam burrin e paralizuar, ka dashur të përfitojë…

Drejtori i televizionit të Gjirokastrës dhe nëna e vajzës u përballën në “Shqipëria live”.

13:54
Pakistani njofton heqjen e të gjitha kufizimeve COVID-19

Kufizimet në orët e hapjes për qendrat tregtare, marketet dhe parqet e lojërave janë hequr me efekt të menjëhershëm, ndërsa nga 15 marsi do të lejohen ceremonitë e darkave dhe dasmave në ambiente të mbyllura.

13:49
Vrasja e Khashoggi-t, raporti i zbulimit amerikan implikon princin e kurorës

Joe Biden, pritet të bisedojë në telefon me mbretin e Arabisë Saudite, Salman, ndërkohë që administrata e tij pritet të prezantojë një raport të deklasifikuar tashmë të zbulimit, që do të përmendë, djalin dhe trashëgimtarin e mbretit, si bashkëpunëtorë në vrasjen e Jamal Khashoggit.

13:42
Presidenti kinez shpall fitoren: Bëmë një “mrekulli”, zhdukëm varfërinë ekstreme

Presidenti kinez Xi Jinping ka folur me mburrje për “fitoren e plotë” në përpjekjet për të zhdukur varfërinë ekstreme, dhe duke thënë se vendi i tij ka arritur një “mrekulli njerëzore”, ndonëse shumë pikëpyetje rrethojnë kriteret e regjimit komunist për një pretendim të tillë.

13:37
E vetmja në Ballkan/ Kosova, ende pa asnjë dozë vaksine

Kosova është vendi i vetëm në Ballkan që nuk ka marrë asnjë dozë vaksine. Kanë mbetur vetëm tre ditë nga fundi i muajit, që ishte paralajmëruar si kohë për mbërritjen e dozave të para të vaksinës anti covid, por ende asgjë.

13:25
Prokuroria kërkon paraburgimin e 11 personave pas bastisjeve në Kosovë

Prokuroria Themelore në Kosovë ka kërkuar të enjten paraburgimin e 11 personave, pas dyshimeve për marrje e dhënie ryshfeti, keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar dhe dhënie e ndihmës në kryerjen e veprave penale.

13:25
Një ditë pas marrëveshjes me PD, Bamir Topi jep dorëheqje e parevokueshme nga drejtimi i FRD-së

Bamir Topi  ka dhënë dorëheqje nga drejtimi i partisë Fryma e Re Demokratike. Top Channel ka siguruar dokumentin që mban firmën e Topit, ku jep edhe dorëheqjen e parevokueshme.

13:23
​Hoti: Bashkatdhetarët tanë janë shembull i të mirës së atdheut

Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti ka thënë se është krenar me bashkatdhetarët tanë, të cilët janë shembull i të mirës së atdheut në të gjitha periudhat!

13:23
​Sot mblidhet Kryesia e LDK-së

Sot do të takohet Kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës për përgatitjen e Kuvendit të LDK-së për zgjedhjen e kryetarit të ri.

13:22
​Palmer: Fokusi i Amerikës nuk ka ndryshuar për Ballkanin Perëndimor

Strategjia e Amerikës mbi Ballkanin Perëndimor nuk ka ndryshuar ashtu sikurse dhe interesi i lartë për të.

13:18
Prej 5 vitesh në arrati! Kapet delja baarack, lesh sa për 490 palë çorape

Një dele që endej nëpër pyjet australiane, në gjendje të lirë, është qethur më në fund, duke u çliruar nga 35 kilogramë lesh që mbante mbi shpinë, pas rreth pesë vitesh e rritur në natyrë.

13:07
Shkëlqeu me veshjen e fundit, por ky crop top i kushtoi Kylie Jenner më shumë se mendoni

Influencuesja njihet për veshjet e saj me vlera marramendëse.

13:06
Zbardhet ngjarja e vitit 2013, arrestohet një person në Durrës, vijon puna për kapjen e autorit tjetër

Policia ka zbardhur dhe dokumentuar me prova ligjore një ngjarje e ndodhur në vitin 2013, në fshatin Perlat, Durrës, ku 2 persona të armatosur kanë hyrë për të vjedhur në banesën e shtetasit B. T.

13:03
Kamerat filmuan vrasësin e biznesmenit! Autori me maskë antiCovid e kapuç, e ndoqi për 30 m dhe e ekzekutoi, më pas iku në këmbë

TIRANË- Detaje të reja kanë dalë në dritë nga ekzekutimi i biznesmenit, Behar Sofia. Gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha, raporton se kamerat e sigurisë tashmë të sekuestruara nga policia kanë arritur të filmojnë vrasjen e 66-vjeçarit mëngjesin e sotëm në mes të Tiranës.

13:02
Nuk respektoi masat anti-covid, gjobitet me 10 mln lekë pronari i një lokali në Shijak

Një pronar lokali është gjobitur nga policia, pasi ka shkelur masat anti-covid.

12:55
Kushi për mësimin “online” në gjimnazet e qyteteve me risk të lartë: “Të jemi rigorozë dhe të motivuar për të ndjekur siç duhet procesin mësimor”

Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë Znj. Evis Kushi ka shpërndarë në rrjetet e saj sociale një album me foto nga shkolla të ndryshme të vendit rreth procesit mësimor gjatë kësaj jave, ndërsa ka bërë edhe apel të fortë mbi ruajtjen e rigorozitetit dhe motivimit për mësimin “online” në shkollat e mesme të qyteteve me risk të lartë.

12:41
Dy të arrestuar në Fier, ja për çfarë akuzohen

Dy të rinj janë vënë nën prangat e policisë së Fierit, njëri pasi theu masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” dhe tjetri aksidentoi një një 65-vjeçar.

12:40
Vulin: Kamberi si Esat Pashë Toptani/ Ministri serb i mbrojtjes reagon për deputetin shqiptar

Ministri serb i Mbrojtjes, Aleksandër Vulin provokon sërish duke i etiketuar shqiptarët me një term fyes.

12:30
Sarandë/ Marrëdhënie seksuale me të mitur, arrestohet 33-vjeçari i shpallur në kërkim

Një 33 vjeçar është vënë nën prangat e policisë pasi akuzohet për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur”.

12:29
Tentoi të vidhte në makinat e bllokuara nga policia, arrestohet 25 -vjeçari në Laç! Në pranga edhe një 38-vjeçar për dhunë në familje

Kurbin, Lezhë – Dy persona janë vënë në prangat e policisë pasi akuzohen për vepra të ndryshme penale.

12:26
U gjenden arsenal armësh, nga mitralozi tek granata-hedhësi, pas djalit arrestohet edhe i ati

Pas arrestimit të shtetasit M. T., 37, ditën e djeshme, policia ka vënë nën pranga edhe të atin, shtetasin J. T., pasi të dy akuzohen për armësh zjarri dhe municion luftarak.

12:25
Veliaj: “Programi i PS më i miri; Kriteri që të jesh kandidat i LSI është , të kesh dosje në SPAK”

Partia Socialiste e ka përmirësuar jetën e gjithsecilit, sa herë ka drejtuar vendin. Me këtë mesazh iu drejtua banorëve të Njësisë 4 në Tiranë, kryebashkiaku Erion Veliaj, i cili shtoi se programi i PS-së është më i miri për Shqipërinë, pasi ndihmon qytetarët në çdo stacion të jetës së tyre.

12:24
Torturoi shërbyesen për një kohë të gjatë dhe më pas e vrau/ Gruaja e policit në Singapor pranon krimin

Gruaja e një oficeri policie në Singapor ka pranuar se la pa ngrënë, torturoi dhe në fund vrau punonjësen nga Mianmari.

12:20
Rruga e shembur që prej janarit/ Lezhë-Kallmet, mungon sinjalistika për rrezikun

Rruga qe lidh qytetin e Lezhës me njesine administrative te Kallmetit ka pësuar shembje nga shirat e janarit dhe prej asaj kohe nuk është ndërhyre për rregullimin e saj. Sinjalizues qe kjo rruge ka shembje janë vetëm disa goma te vendosura nga vete kalimtaret.

12:18
Bulqizë/ Qendra e Kujdesit Shëndetësor jashtë kushteve optimale, çatia pothuajse e shkatërruar

BULQIZË- Njësia Vendore e Kujdesit Shëndetësor në Bulqizë është jashtë kushteve optimale.

12:18
Taksistët e Shkodrës në protestë/ Kërkojnë disiplinimin e taksive që punojnë në të zezë

Makinat i fikën dhe ditën e nisen jo në punë por duke protestuar!

12:08
Benet Beci: KESH do të transformojë zonën përreth liqeneve Vau Dejës- Koman, në destinacion turistik

Tre hidrocentralet në kaskadën e Drinit janë pasuria më e madhe që kemi, por jo gjithmonë jemi të ndërgjegjshëm për këtë, e për më tepër banorët e kësaj zone nuk kanë marrë vëmendjen e duhur në këmbim të kontributit të jashtëzakonshëm që i jep vendit kjo pjesë e Shqipërisë.

12:03
“902 mijë zgjedhës me karta apo pasaporta të skaduara”/ KQZ: Të infektuarit aktiv me COVID mund të mbeten pa votuar

Kryetari i KQZ-së, Ilirjan Celibashi gjatë mbledhjes se sotme është shprehur se votuesit aktiv të prekur me koronavirus mund të mbeten pa votuar.

11:54
Foto/ U ekzekutua me armë në mes të Tiranës! Ky është biznesmeni 66-vjeçar i njohur në botën e krimit

TIRANË – Top Channel ka siguruar foton e biznesmenit, 66-vjeçar, Behar Sofia, të ekzekutuar ditën e sotme në mes të kryeqytetit.

11:54
Shenjat që tregojnë se po i lani flokët më shpesh seç duhet

Megjithëse mund të duket se larja e flokëve tuaj ditë pas dite, e ndihmon flokun të mbetet i pastër dhe i shëndetshëm, në fakt është e kundërta.

11:53
Aksident tek rrethrrotullimi i Shkozës, një i plagosur

Një aksident është shënuar paraditen e kësaj të enjte tek rrethrrotullimi i Shkozës.

11:48
Incidenti në minierë/ Arrestohet armatori, procedohet brigadieri për shkeljen e rregullave në punë

Dy punonjës të minierës private ku një ditë më parë humbi jetën një minator do të japin llogari para drejtësisë për ngjarjen. 

11:44
Nuk ndryshojnë masat anti-Covid për shkak të zgjedhjeve? Përgjigjet Rakacolli

Kryetarja e Komitetit Teknik të Ekspertëve, Mira Rakacolli e pyetur nga gazetarët lidhur me masat anticovid dhe afrimi i zgjedhjeve të 25 Prillit është shprehur se vendimet merren duke pasur parasysh situatën epidemiologjike dhe jo fushatën zgjedhore.

11:29
Aksident në Vlorë, makina përplaset me motorin, një i plagosur

Një aksident është shënuar ditën e sotme në autostradën Vlorë-Levan.

11:22
Shkencëtarët, të shqetësuar nga varianti i ri i koronavirusit në New York City

Dy ekipe të veçanta studiuesish thanë këtë javë se kanë gjetur një variant të ri shqetësues të koronavirusit në New York City që mbart mutacione që e ndihmojnë atë të shmangë përgjigjen imune natyrale të trupit.

11:16
Nuk ka ndryshim të masave! Ora policore mbetet në fuqi, nga 20:00 deri në 06:00! Universitetet vijojnë online

Tiranë – Komiteti Teknik i Ekspertëve në një dalje për mediat mbi situatën epidemiologjike në vend, ka bërë publike vendimet e fundit për masat për kufizimin e covid19. Drejtuesja e Komitetit Teknik të Ekspertëve, prof. Mira Rakacolli tha se mbeten në fuqi masat e vendosura 2 javë më parë.

10:58
Çfarë ndodh me ushqimin që sekuestrohet në aeroport?

Pas një udhëtimi të bukur ku kemi mbledhur shumë sende dhe ushqime që duam t’i sjellim përsëri në shtëpi, mund të përballemi me një përvojë negative kur në aeroport na thonë se nuk lejohet të kalojmë me atë sasi ushqimi.

10:57
KLGJ mbledhje për shkarkimin e saj, mungon gjyqtarja Enkelejda Hoxha/ Debate në seancë, kërkohet shtyrja, ILD kundër

Mbas dy seancave të shtyra ka nisur procesi disiplinor për gjyqtaren Hoxha e cila ndodhet në paraburgim.

10:55
Shembja e gurëve i mori jetën minatorit gjatë punës/ Policia vë nën pranga një person, procedohet penalisht një tjetër

Një minator humbi jetën ditën e djeshme gjatë një aksidenti në punë në një minierë private kromi në zonën D, në Bulqizë.

10:47
Manastirliu apel qytetarëve: Të ndihmojmë bluzat e bardha për të shkëputur zinxhirin e infeksionit

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, nëpërmjet një reagimin në rrjetin social “Facebook” ka shprehur mirënjohjen për bluzat e bardha.

10:44
Pamjet/ Trazira në burgjet e Ekuadorit, dhjetëra të vdekur

Ka shkuar në 79 numri i viktimave të të burgosurve pas kryengritjes në tre burgje në Ekuador.

10:40
Gjirokastër, 60-70% e testimeve që kryhen çdo ditë rezultojnë pozitive, rriten riinfektimet

Një tjetër dite me bilanc të rënduar në vend u shënua në 24 orët e fundit, ku u regjistruan 19 humbje jete dhe 1021 raste të reja nga Covid-19.

10:32
Vaksina Johnson & Johnson, efektive me vetëm një dozë

Rregullatorët e SHBA-së kanë zbuluar se vaksina e koronavirusit Johnson & Johnson është e sigurt dhe efektive.

10:20
Orë e re policore? Mblidhet sot Komiteti Teknik i Ekspertëve

Në kuadër të situatës së krijuar nga Covid sot do te mbahet mbledhja dhe komunikimi i Komitetit të Ekspertëve për të marrë një vendim nëse do të ketë apo jo kufizime të reja.

10:18
Tensione në Tuz të Mal të Zi/ Hapen lokalet dhe baret, sfidojnë qeverinë për masat! Kryetari Gjeloshaj: Vendimi hakmarrje nga kryeministri

Kryetari i komunës së Tuzit, Nik Gjeloshaj tha se bllokuan rrugën ndërkombëtare dhe se nuk do të lëviznin derisa të arrin kryeministri malazez, Zdravko Krivokapiq si dhe zëvendësi i tij, Dritan Abazoviq.

10:11
Australia miraton ligjin që detyron ‘Google’ dhe ‘Facebook’ të paguajnë për lajmet

Australia ka miratuar ligjin e parë në botë që synon të bëjë Google dhe Facebook të paguajnë për përmbajtjen e lajmeve në platformat e tyre.

10:07
Ushtria armene bën thirrje për dorëheqjen e kryeministrit Nikol Pashinyan

Shefi Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Armenisë, Onik Gasparyan dhe komandantët e nivelit të lartë përmes një deklarate i bën thirrje për dorëheqje kryeministrit të vendit, Nikol Pashinyan.

10:01
Ish-e dashura vrau veten/ Nisin dyshimet e para për Boateng, futbollisti përfundon në polici

Prokurorët gjermanë po hetojnë futbollistin Jerome Boateng pas vdekjes së ish-të dashurës së tij, Kasia Lenhardt e cila i dha fund jetës para pak javësh.

09:52
Emri/ Kush është biznesmeni i ekzekutuar sot në mes të Tiranës? Bizneseve të tij iu vu tritol disa herë

Behar Sofia 66-vjeç u ekzekutua ditën e sotme në mes të Tiranës. Ky është një emri i njohur për policinë pasi rezulton që të jetë i përfshirë në disa ngjarje.