SPAK ka përfunduar hetimin për Ardian Çapjan dhe 5 persona të tjerë të akuzuar për vrasjen e Nezir e Gentian Beqirit, babë e bir, në Elbasan në vitin 2012.

Prokurorët e SPAK komunikuan akuzën e “vrasjes në rrethana cilësuese ndaj dy ose më shumë personave”, “grup të strukturuar kriminal” dhe “armëmbajtje pa leje”, Ardian Çapjes, Ervis Bardhit, i penduar i drejtësisë, Olsi Lekut dhe Klajdi Dokollit.

Kujtojmë se pjesë e së njëjtës dosje është edhe Florenc Çapja, aktualisht i arrestuar në Dubai në zbatim të urdhërkërkimit ndërkombëtar nga drejtësia shqiptare.

Ardjan Çapja, akuzohet për vrasje të efektivë të policisë e mbetur ne tentativë, si dhe dyshohet se ka urdhëruar disa vrasje në qytetin e Elbasanit.

Bashkë me Florenc Çapjan në vitin 2012, ata dyshohet se në bashkëpunim edhe me shtetas të tjerë, kanë vrarë me armë zjarri shtetasit Gentian Beqiri dhe Nezir Beqiri (babë e bir).

Si ndodhi vrasja e dyfishtë në vitin 2012 në Elbasan:

Mëngjesin e së mërkurës të vitit 2012, disa persona iu drejtuan apartamentit të Beqirit, në lagjen “Sporti i Vjetër”, dhe policëve që qëndronin tek dera iu prezantuan si shokë të Beqirit. Derën e shtëpisë e ka hapur pikërisht i ati i tij, ndërsa ata sapo u futën brenda qëlluan për vdekje me tre plumba në kokë 35-vjeçarin Gentin Beqiraj, teksa flinte në dhomën e gjumit në apartamentin e tij, pasi ishte i paralizuar dhe në arrest shtëpie për një tjetër vepër penale, ndërsa babai i tij u rrah barbarisht me sende të forta dhe u godit me thika, duke iu thyer 6 brinjë dhe plasur hemorragjia në tru dhe në mëlçi. Që nga koha e implikimit dhe e vënies nën akuzë për pjesëmarrje në vrasjen e Çapjes, Gentian Beqiraj kishte ndryshuar edhe identitet dhe njihej si Ardian Metaj. Policia e Elbasanit arrestoi së pari dy policët që përgjigjeshin për ruajtjen e tij.

Top Channel