“Bosi i lumit”/ Zbulohet në Australi krokodili gjigand prehistorik 

15/06/2021 11:45

Shkencëtarët kanë zbuluar një specie të re krokodili gjigant prehistorik që endej lumenjve të Queenslandit në Australi miliona vjet më parë.

Kjo gjetje konsiderohet mjaft e rëndësishme pasi hedh edhe më shumë dritë mbi linjën e evolucionit të zvarranikëve të mëdhenj. Sipas studiuesve, përfshirë Jorgo Ristevski nga Universiteti i Queenslandit, specia e quajtur  Gunggamarandu maunala, është “një nga krokodilët më të mëdhenj që ka jetuar ndonjëherë” në këtë kontinent.

Emri i tij do të thotë “bosi i lumit, një lloj nderimi ky që i bëhej banorëve të parë të zonës Darling Downs. Në studimin e botuar në revistën Scientific Reports, shkencëtarët analizuan një kafkë të pjesshme të zbuluar në këtë zonë rreth vitit 1875 që ishte mbajtur e sigurt në koleksionin e Muzeut të Queensland për më shumë se njëqind vjet.

Edhe pse madhësia e përgjithshme e  zvarranikut nuk mund të përcaktohet bazuar vetëm në analizën e kafkës, shkencëtarët besojnë se Gunggamarandu mund të ketë qenë rreth 7 metra i gjatë. Kafka vetë mendohet se mund të ketë rreth 80 centimetra, dhe duke e krahasuar me atë të krokodilëve të sotëm, nxirret dhe përfundimi për gjatësinë e bosit të lumit. Studimi nuk mund të vlerësonte moshën e saktë të fosileve, por shkencëtarët besojnë se kockat ishin ndoshta dy deri në pesë milion vjet të vjetra.

Top Channel