Humbin jetën 2 elektriçistë/ Roskovec, shembet shtylla e tensionit të lartë dhe i zë nën vete

15/06/2021 15:07

Një shtyllë e tensionit të lartë u nda në mes pranë nënstacionit elektrik në fshatin Jagodinë të Roskovecit, duke u marrë jetën dy elektriçistëve që po punonin mbi të.

50 vjeçari Gjergji Duka dhe 64 vjeçari Bashkim Saliasi  i cili pas një muaji dilte në pension ishin duke zhvendosur linjat e vjetra kur papritur shtylla e tensionit të lartë u thye dhe dy elektricistët u rrëzuan duke marrë goditje vdekjeprurëse.

Viktimat ranë nga një lartësi rreth 20 metra duke  mos i mbijetuar përplasjes së dhunshme me tokën. këto shtylla të vjetra janë tejet të amortizuara pasi janë vendosur në vitin 1958. Sot këto mbetje të elektrifikimit të dikurshëm të vendit trembin edhe banorët e zonave.

Top Channel