Anuluan dasmën se janë në pritje të një fëmije? Partnerja e Shpat Kasapit sqaron të vërtetën: Ndaloni duke përdorur gjënë e shtrenjtë

15/06/2021 13:28

Shpat Kasapi dhe partnerja e tij Selvija i dhanë fund beqarisë duke kurorëzuar lidhjen e tyre me martesë por nuk kanë bërë ende dasmën.

Në faqet rozë qarkulluan lajme se kanë anuluar dasmën pasi janë në pritje të një fëmije, gjë që ka shkaktuar reagimin e ashpër të Selvijes.

Ajo i ka hedhur poshtë të gjitha dhe ka bërë thirrje të mos shkruhet më për diçka aq të shenjtë, siç është ardhja në jetë e një fëmije.

“Jam zgjuar me urimet që do bëhem nënë! Jam zgjuar me thirrjet e familjarëve që më kanë qortuar se pse nuk u kam treguar atyre se ne presim fëmijë! Se ne kemi anuluar dasmën! Ju lutem portale ndaloni me lajmet e rreme! Ju lutem ndaloni duke përmendur gjënë më të shenjtë që mund të falë Zoti, fëmijën!

Ju lutem ndaloni me anulimet e dasmës sa herë që iu kujtohet juve! Çdo gjë që thuhet për ne është thjesht imagjinatë e tjerëve. Veç unë e Shpati e dimë ça do bëjmë e ça jemi duke bërë, e ça duhet të tregojmë për publikun. Askush s’ke të drejtë të flasë në emrin tonë. Ndonjëherë dëgjon fjalë për ty që as ti nuk i di për veten tënde. Në vend që të suportoni 1 artist qe ka publikuar këngë të reja, ju suportoni fjalët e tjerëve, pa pasur asnjë bazë e fakt! Zoti u ndihmoftë e ua shtoftë respektin për jetën e të tjerëve”, ka shkruar ajo.

FOTO GALERI
1/12

Top Channel