Brdaric qëndron te Vllaznia/ Trajneri: Tani kemi sfidën e kupave të Europës

15/06/2021 15:30

Thomas Brdaric ideatori i rikthimit të Vllaznisë, në elitën e futbollit Shqiptar do të jetë trajner i shkodranëve edhe për sezonin e ardhshëm.

Trajneri kroato-gjerman, ka refuzuar disa ekipe të superligës dhe oferta nga Kosova për të vazhduar detyrën e tij me Vllaznine.

Thomas Brdaric: Vllaznia është diçka e veçantë prandaj jam i lumtur që do të jem serish këtu. Puna ka nisur në të gjitha drejtimet dhe sigurisht duhet të përmirësohemi në disa reparte por kryesorja është që të mbajmë grupin.  Kupat e Europës? Është e pabesueshme! Nëse një vit më parë, në ato kushte, dikush do të më drejtonte këtë pyetje do t’i përgjigjesha: Oh ju jeni të çmendur. Tani është koha të punojmë jo të ëndërrojmë.

Vllaznia e sezonit te ri do të luftoje për të fituar cdo trofe por problem është procesi i privatizimit të klubit i cili per momentin është bllokuar.

Kundërshtari i Vllaznisë, në kupat e Europës është ekipi boshnjak Siroki Brijeg.

Top Channel