Shemben ndërtimet pa leje në Shëngjin/ Aksioni nisi sot në ‘Ranën e Hedhun’

15/06/2021 15:27

Aksioni i Inspektoriatit për Kontrollin dhe Mbrojtjen e Territorit (IKMT) për shembjen e ndërtimeve pa leje ka nisur dhe në plazhin e Shëngjinit.

Shembjet kanë nisur në zonën e Ranës së Hedhun për të vijuar më pas në të gjithë bregdetin.
Sipas të dhënave, janë rreth 10 objekte në plan për t’u shembur në kuadër të këtij aksioni, në Ranën e Hedhun, Shëngjin, Tale dhe Patok.

Në mbështetje të IKMT janë policia dhe Inspektoriati Vendor i Bashkisë Lezhë.

Pronari i një prej objekteve që do të prishen thotë se njoftimi erdhi pa pritur, ndërkohë që godinën e ka në proces legalizimi.

Unë pranë këtij objekti disponoj të gjitha dokumentacionin përkatës. Edhe ministri e sqaroi se bizneseve do t’u jepet një afat për të shqyrtuar dokumentet dhe për të parë nëse ka mungesë dokumentacionesh apo jo. Është bërë një njoftim nga posta, që thotë se objekti është për t’u prishur. Ky objekt është në proces për legalizim”, thotë ai.

Top Channel