Prokuroria përfundon hetimet, kryebashkiaku socialist i Mallakastrës rezulton i dënuar me tre vite burg në Greqi

15/06/2021 11:09

Kryebashkiaku socialist i Mallakastrës, Qerim Ismailaj, rezulton se ka probleme në ligjin e Dekriminalizimit.

Kryebashkiaku u denoncua më herët nga Partia Demokratike, dhe pas hetimeve Prokuroria e Përgjithshme ka arritur në përfundimin se Qerim Ismailaj ka qenë i dënuar me tre vite burg në Greqi për veprën penale të “Konfliktit”/ “Përleshjes”, që parashikuar nga neni 313 i Kodit Penal të Republikës së Greqisë, që i korrespondon veprës penale të “dëmtime të tjera me dashje” parashikuar nga neni 90/1 të Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë, e cila si sanksion parashikon dënim vetëm me gjobë”.

Në përfundim të hetimeve, Akuza thekson se “Deklaruesi Qerim Ismailaj, me funksion kryetar i Bashkisë Mallakastër, rezulton i dënuar me veprim të formës së prerë, për kryerjen e një vepre penale, nga autoriteti gjyqësor i huaj. Referuar vendimit 9-11/2000 të Gjykatës së Përbërë nën Betim të Chios, i formës së prerë, rezulton se i akuzuar Qerim Ismailaj (në mungesë në gjykim), është deklaruar fajtor dhe është dënuar me 3 vite burgim për veprën penale të “Konfliktit”/ “Përleshjes”, parashikuar nga neni 313 i Kodit Penal të Republikës së Greqisë, që i korrespondon veprës penale të “dëmtime të tjera me dashje” parashikuar nga neni 90/1 të Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë, e cila si sanksion parashikon dënim vetëm me gjobë”.

Tashmë i mbetet në dorë KQZ nëse kryebashkiaku do e vijojë ose jo mandatin.

Lexo edhe: https://top-channel.tv/2020/01/10/pd-nxori-dokumentet-e-denimit-kryebashkiaku-i-mallakastres-nuk-kam-patur-dijeni/

Top Channel