Vërtetohet teoria e shpërthimit të Covid-19? Dalin pamjet brenda laboratorit në Wuhan, shkencëtari ushqen lakuriqin e natës me krimb (FOTO)

15/06/2021 10:17

Pandemia e Covid-19 ka më shumë se 1 vit që ka bllokuar lëvizjen e lirë të njerëzve në mbarë botën ndërsa mbetet ende mister se si lindi sëmundja që mori miliona jetë.

Mediat e huaja kanë publikuar pamje brenda Institutit të Virologjisë Wuhan ku duket se lakuriqët e natës mbahen në kafaz. Ndërsa në një moment duket se shkencëtari ushqen lakuriqin e natës me një krimb.

Këto pamje duket se hedhin poshtë mohimet nga hetuesit e Organizatës Botërore të Shëndetësisë të cilët thanë se spekulimet se virusi doli nga laboratori në Wuhan ishte thjesht një hipotezë.

Filmimi ekskluziv i Sky News Australia shton edhe një herë dyshimet për origjinën e koronavirusit.

Videoja është bërë nga Akademia Kineze e Shkencave me rastin e laboratorit të ri të biosigurisë të nivelit 4 dhe është regjistruar në maj 2017.

FOTO GALERI
1/9

Top Channel