Eriksen poston foton e parë nga spitali dhe ka një falenderim për të gjithë (Foto)

15/06/2021 09:55

Mesfushori Christian Eriksen pësoi një atak kardiak, në mes të ndeshjes Danimarkë-Finlandë të “Euro 2020”.

Stadiumi në ato momente u pushtua nga ankthi dhe të gjithë ndjekësit e kampionatin europian u shqetësuan për gjendjen shëndetësore të tij. Mjekët u shprehën se Eriksen u rikthua nga vdekja dhe është mrekulli që ia doli.

Sot, futbollisti postoi një foto nga spitali ku po kurohet. Me gishtin tregues dhe buzëqeshje, ai tregon se është mirë. “Faleminderit shumë për urimet dhe mesazhet tuaja të ëmbla dhe të mahnitshme nga e gjithë bota. Do të thotë shumë për mua dhe familjen time”, shkruan në postimin e tij.

Numri 10 i Danimarkës shprehet se është mirë, por i duhet të qëndrojë akoma në spital për të kryer analiza dhe ekzaminime të tjera.

Tani, do të bëj tifo për djemtë në ekipin e Danimarkës në ndeshjet e ardhshme”, thotë ai.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Christian Eriksen (@chriseriksen8)

FOTO GALERI
1/15
Fotoja nga spitali

Top Channel