Sot zhvillohen dy ndeshjet e fundit të rrethit të parë në fazën e grupeve të Euro 2020

15/06/2021 08:59

Franca dhe Gjermania do e fillojnë startin e tyre në Euro 2020 me përballjen mes njëra-tjetrën në kuadër të Gruipt F.

Një tjetër përballje interesante do të jetë edhe ajo mes Hungarisë dhe Portugalisë.

Fillimisht, nga ora 18:00, hungarezët dhe portugezët do të zhvillojnë takimin e tyre, duket kërkuar që të fillojnë Kampionatin Evropian me fitore.

Portugalia do të mbështetet si gjithnjë te Cristiano Ronaldo që ka bërë me dije se është tejet i gatshëm për këtë fazë.

Nga ana tjetër, Franca dhe Gjermani takohen nga ora 21:00, e që do e përmbyllë edhe këtë rreth të parë të fazës së grupeve.

Takimi i Hungarisë me Portugalinë luhet në stadiumin ‘Puskas Arena’ në Budapest.

Derbi mes Gjelave dhe Die Manschaft do të zhvillohet në ‘Allianz Arena’ të Bayern Munichut.

Top Channel