Thyerje e arrestit shtëpiak, ndërtime pa leje, drejtim i gabuar i mjetit/ 5 të arrestuar në Tiranë

15/06/2021 09:20

5 shtetas janë arrestuar dhe 2 të tjerë po hetohen në gjendje të lirë, për vepra të ndryshme penale, në kryeqytet.

Njoftimi i policisë:

Arrestohen në flagrancë 5 shtetas dhe procedohen penalisht 2 të tjerë, për vepra të ndryshme penale.
Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.2 bënë arrestimin në flagrancë të shtetases S. D., 43 vjeçe, pasi ka thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” dhe është konstatuar jashtë banese.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.6 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit R. Ç., 24 vjeç, pasi me datë 13.06.2021, ka goditur me një mjet prerës shtetasin L. K., 30 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:
J. N., 21 vjeç, pasi ka aksidentuar biçiklistin shtetasin I. S., 55 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve;
Sh. G., 38 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin pa lejen përkatëse;
S. Gj., 49 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin gjendje të dehur.
•Më datë 14.06.2021, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin S. H., 57 vjeç, sepse në fshatin Kashar, në një objekt, u konstatua duke kryer punime ndërtimi, pa lejen e organeve kompetente.

Më datë 14.06.2021, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin V. N., 61 vjeç, pasi në Sauk, në banesën e tij, u konstatua duke kryer punime ndërtimi, pa lejen e organeve kompetente.
Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Top Channel