Edhe pse maturantët paralajmëruan bojkotimin e provimit të lëndës me zgjedhje edhe vijimin e protestës përpara Ministrisë së Arsimit për tezën e matematikës, një gjë e tillë nuk ka ndodhur dhe të gjithë maturantët u bënë pjesë e provimit.

Përjetimet e maturantëve për provimin e fundit ishin të ndryshme, disa e kishin ende traumë matematikën e emocionet i kishin penguar të jepnin më të mirën.

Nëpër rrjete sociale të rinjtë kishin njoftuar se pas përfundimit të testit do të marshonin drejt ministrisë pasi plotësimi i kërkesës për uljen e pragut të pikëve nuk ishte mjaftueshëm, por viktoria ka mbetur e vetme në pritje të protestuesve të tjerë që nuk i ishin bashkuar që në shkollë, sikundër nuk e kishin mbështetur për të refuzuar pjesëmarrjen në testin.

 

Top Channel