Pamje të pazakonta nga Gjermania, “Batman” del në rrugë mes kaosit dhe flakëve gjatë protestave të dhunshme
Një protestë në Minnesota të Shteteve të Bashkuara të Amerikës është kthyer në tragjedi. Një grua 31-vjeçare, nëna e dy fëmijëve humbi jetën pasi makina e saj u godit nga një tjetër makinë, shkruajnë mediat e huaja.
Raportohet se Deona Knajdek, 31 vjeçe po përdorte makinën e saj të bllokonte një rrugë për protestuesit kur një tjetër automjet e goditi atë, të dielën në mbrëmje. Autori i dyshuar i ngjarjes u ndalua nga protestuesit dhe më pas u arrestua nga policia. Motivet rreth ngjarjes janë akoma të paqarta.
Mediat shkruajnë se Knajdek vdiq rrugës për në spital, ndërkohë mësohet se një protestues tjetër u lëndua. Sipas investigimeve paraprake dyshohet se shoferi që shkaktoi aksidentin ishte nën efektin e alkolit ose drogës.
Me herët Deona Knajdek kishte postuar video në faqen e saj në Facebook ku tregonte pjesëmarrjen në një protestë paqësore në Minneapolis.
Top Channel