Gara çiklizmi në Korçë/ Përfundon etapa e parë. Në vijën e finishit tre çiklistë

15/06/2021 12:37

Etapa e parë e kampionatit të Çiklizmit ka përfunduar në Korçë ndërsa të parët që kanë arritur vijën e finishit kanë qenë Servet Kastrati i Vllaznisë për Kadet, Brikel Barci i Studentit për Junior dhe Olsian Velia për Elitë.

Kadetët e kanë nisur garën në fshatin Piskupat, me një distancë prej 54.6km ndërsa Junior dhe Elita nga Prrenjasi me një distancë prej 69.2km. Të dy etapat finishin e kanë pasur në Korçë.

Gara e kadetëve ka qenë mjaft e bukur, me shumë rivalitet deri në ngjitje të Qafë Pllocës, por edhe me shumë emocione për fituesin. E bukur dhe me rivalitet ka qenë dhe gara e Junior dhe Elitës

Për presidentin e Federatës Shqiptare të Çiklizmit Skënder Hanxhaku mbështetje për këtë sport mbetet ende e paket

Sot janë dy etapat e tjera të Kupës së Shqipërisë. E para për Kadetët dhe Junior e Elitë.

Top Channel