Schmeichel thotë se është krenar që ka një kapiten si Kjaer – pas incidentit tragjik të Eriksenit

15/06/2021 09:35
Futbollistët e tjerë të skuadrës, duke mbështetur partneren e Eriksen

Portieri i Danimarkës, Kasper Schmeichel është krenar që ka Simon Kjaer si kapiten në ekipin kombëtar dhe thotë se Christian Eriksen jetoi diçka që nuk mund ta dinë.

Eriksen është i qëndrueshëm në spital pasi u rrëzua në sfidën e Danimarkës kundër Finlandës të shtunën. Mesfushori i Interit pësoi një sulm në zemër dhe iu dha CPR urgjente në fushë.

Lojtarët e Danimarkës ishin në gjendje të flisnin me Eriksen përmes telefonit të nesërmen.

“Ishte e bukur ta shihje atë të buzëqeshte dhe të qeshte dhe të ishte vetvetja dhe thjesht të ndjeje se është atje. Ishte një përvojë e shkëlqyer dhe diçka që më ka ndihmuar shumë”, ka thënë Schmeichel për DR.

“Unë e njoh gruan e tij dhe fëmijët e tij, është një situatë absurde. Gjëja më e rëndësishme është që ai të ndihet mirë tani, ai ka përjetuar diçka që nuk mund ta dimë”.

Mbrojtësi i Milanit, Simon Kjaer i dha ndihmën e parë shokut të tij të skuadrës, duke e parandaluar atë që të gëlltiste gjuhën dhe ta vendoste në pozicionin e rimëkëmbjes para se të fillonte CPR.

“Unë jam tepër krenar që kam Kjaer si kapiten”, deklaroi portieri.

Top Channel