‘Ta bëj nënën shqiptare’/ Facebook bllokon llogarinë e Arnautovic pas vërshimit të urrejtjes online (fotot)

15/06/2021 16:12

Me gjithse kërkoi ndjesë për ofendimet racore pas konfliktit në fushë me shqiptaro-maqedonasin Ezgjan Alievski, vërshimi i urrejtjes online bëri që rrjeti Facebook të mbyllte përkohësisht dje dhe sot llogarinë e serbo-austriakut Marko Arnautovic.

Ky i fundit kërkoi ndjesë dje për disa sharje vulgare kundër shqiptarëve pas golit që shënoi në ndeshjen Austri – Maqedoni e Veriut. Arnautovic argumentonte se nuk ishte racist dhe as perçmonte shqiptarët apo etnitë e tjera, por episodi erdhi si rezultat i temperamentit të nxehtë gjatë lojës.

Kapiteni austriak David Alaba shihej gjatë celebrimeve që mbante nofullat e Arnautoviç duke tentuar ta ndalonte të fliste përsëri, dhe vetem kur ai u qetësua Alaba hoqi dorën nga fytyra e sulmuesit.

“Dje përdora disa fjalë të rënda në emocion e sipër, për ato fjalë unë dua të kërkoj falje, sidomos për miqtë e mi në Maqedoninë e Veriut dhe Shqipëri. Dua ta them një gjë shumë qartë: Nuk jam racist! Kam shokë pothuajse në të gjitha vendet e botës dhe mbështes shumëllojshmërinë. Të gjithë që më njohin e dijnë këtë gjë”, shkruante Arnautovic.

Në fund, ai e mbyllte me një mesazh në gjuhën maqedonase dhe shqipe, duke thënë “Më falni”.

FOTO GALERI
1/3
Faqja e Facebook e marko Arnautovic ishte e bllokuar deri sot pasdite

Top Channel