“Në vetëm 1 minutë”/ Rama publikon videon: Fëmijët tashmë do të regjistrohen në shkolla nëpërmjet e-Albania

15/06/2021 08:29

Kryeministri i vendi Edi Rama e ka nisur ditën me një lajm  mirë për të gjithë prindërit. 

Përmes një videoje ilustruese, lajmërohet se  tashmë fëmijët mund të regjistrohen në shkolla nëpërmjet platformës e-Albania.

Në postimin e tij, Rama gjithashtu thekson faktin se me këto regjistrime shmangen radhët mund të krijoheshin në dyert e institucioneve arsimore.

“Mirëmëngjesi. Me lajmin e mirë se erdhi dita të regjistrojmë fëmijët në shkolla, por pa mbledhur më një tufë me letra nëpër duar e pa mbajtur më radhë në asnjë derë institucioni arsimor, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.

Top Channel