Pamje të pazakonta nga Gjermania, “Batman” del në rrugë mes kaosit dhe flakëve gjatë protestave të dhunshme
Në botë deri më tani janë administruar mbi 2,388 miliardë doza të vaksinave kundër COVID-19.
Kina është vendi i parë me më shumë doza të administruara të vaksinave kundër COVID-19 në botë, me 892,77 milionë doza, e ndjekur nga SHBA-ja me 309,32 milionë doza.
India ka administruar 254 milionë doza, Brazili mbi 78 milionë, Mbretëria e Bashkuar 71 milionë dhe Gjermania mbi 60 milionë doza, Franca 44 milionë, Italia 42 milionë dhe Meksika rreth 37 milionë. Turqia renditet e 10-ta në listë me mbi 34,16 milionë doza të administruara.
Ndër vendet me numrin më të madh vaksinave të administruara për kokë banori janë Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA), ku janë administruar gjithsej 139,61 doza të vaksinave në 100 banorë, ndërsa vijojnë Malta, San Marino, Izraeli, Bahreini, e të tjera. Shumica e vaksinave kundër COVID-19 administrohen në dy doza, kështu që numri i vaksinave të administruara nuk është i njëjtë me numrin e personave të vaksinuar plotësisht.
Top Channel