Vlorë, arrestohet Edison Begaj/ U plagos në sy të fëmijëve disa ditë më parë, policia e gjeti më armë

15/06/2021 00:44

Edison Begaj, i cili i shpëtoi atentatit me katër plumba para disa ditesh ka rënë në prangat e policisë gjatë mbrëmjes së djeshme.

Forcat Renea dhe policia e Vlorës zbarkuan në Lungomare pasi ishin në kërkim të personave të shpallur në kërkim për armëmbajtje pa leje. Gjatë operacionit, u arrestua Edison Begaj, i cili po lëvizte me armë zjarri pa leje.

Ndërkohë, u shoqëruan për në komisariat edhe 10 persona të tjerë. Mbrëmjen e 29 majit, Begaj i shpëtoi atentatit me 4 plumba në sy të dy fëmijëve nga një person i kamufluar si polic.

Top Channel