Shitja dhe blerja e votave gjatë zgjedhjeve të përgjithshme të 25 prillit, të emëruarit në drejtësi, vjedhjet pas pandemisë dhe tradhtitë bashkëshortore, janë disa nga çështjet më të nxehta, mbi të cilat hetojnë dedektivët shqiptarë.

Ndue Pjetra, Dedektiv: Gjatë fushatës elektorale kishim pajtime nga 4 partitë më të mëdha në vend, lidhur me vjedhjen e votës, filmimin dhe dokumentimin e saj, gjithmonë në ambientet e jashtme, jo të brendshme. Unë investigoja për ty, e ti për mua. Na rezultoi që kishte qarkullim parash, biseda duke dhënë dhe marrë lekë, kemi patur sa të duash.

Ne po hetojmë edhe për anëtarët e Këshillit të Lartë të Prokurorisë dhe Këshillit të Lartë Gjyqësor. Deri tani na rezultojnë 3 anëtarë tek KLP-ja dhe 4 anëtarë tek KLGJ-ja, që janë me probleme dhe janë emëruar në kundërshtim me ligjin. Që janë pa shkollë të mesme, me dokumenta fallco, apo që kanë përdorur dokumente të rremë për të përfituar shërbime apo dokumente të pavërteta, pra kanë mashtruar. Këto çështje janë të njohura dhe ne I kemi referuar në gjykatë dhe SPAK.

Në gjithë Shqipërinë dhe Kosovën janë gjithsej rreth 130 dedektivë.

Tradhtia bashkëshortore hetohet dhe dokumentohet nga dedektivët tanë. Sipas meje mbi 80 % e shqiptarëve edhe gratë edhe burrat tradhëtojnë.

Dua ta gjej gruan që më tradhton, apo dua ta gjen burrin që më tradhton. E gjen, paguan dhe në fund vazhdojnë të jetojnë më njëri tjetrin. Asgjë nuk ndodh.

Moshat që tradhtojnë më shumë janë 30 deri ka edhe 70 vjeçarë që tradhtojnë.

Tani pas pandemisë ka plasur vjedhja. Vidhet brenda familjes, fisit. Vidhen para, bizhuteri. Në gjithë rrethet e Shqipërisë mund të jenë 13 vjedje që po hetohen nga dedektivët tanë.

Juli Ristani

Top Channel