Rikthimi i Berishës në krye të PD? Bushati: Ka ndryshuar pasi nuk gjeti mbështetje nga PD

14/06/2021 22:23

Lideri historik i PD-së, Sali Berisha ka lënë të hapur rikthimin e mundshëm në krye të PD, duke thënë se është konsistent në qëndrimet e tij për kryetarin e Partisë Demokratike.

A do të jetë e mundshme një përplasje Basha-Berisha? I ftuar në ‘Open’, analisti Andi Bushati u shpreh se në ditët më të vështira të karrierës së tij politike, PD u soll si memece ndaj Sali Berishës dhe ky i fundit nuk gjeti mbështetjen që i nevojitej.

Bushati: Ajo që bën Sali Berisha nuk është as e mirë për PD as për Shqipërinë. Ai thotë që unë e dua PD-në se e dua për sulmet të drejta apo të padrejta që po më vijnë. Ka një pakënaqësi të thellë me Lulzim Bashën, që në momentin më të vështirë të karrierës të Berishës nuk jug jet në krahë. Në të njëjtën ditë pas vendimit të Blinken ke deklaratën e Bashës dhe Metës, krahasoji dhe kupto çfarë është një mbrojtje për Berishën. Lulzim Basha e la Berishën me një anë. Ajo që mendoj dhe pritet të ndodhi është akoma më e rëndë. Nga ambasada amerikane, nga presioni i brendshëm, Saliut do i bëhet ajo që ju bo Tom Doshit. Lulzim Bashës do i thonë përjashtoje nga grupi parlamentar dhe BErisha e ka kuptuar këtë gjë. Deklaratat e tij janë që Basha ose do mbash qëndrim për këtë furtunë që do të ngrihet ndaj meje, ose pastaj unë do të minoj rolin që ke në PD. Është vënë re pak po të shohësh ‘Facebook’ e Berishës, ditën që ka dalë Nishani, Berisha ka dalë me një status pro Bashës, në një farë mënyre donte të pushonte kritikat dhe ti jepte dorën Bashës. Këtë qëndrim Berisha e ka ndryshuar kur u gjend përballë një sulmi dhe nuk gjeti mbështetje nga PD.

Bushati tha se Berisha është akuzuar për 30 vjet si njeriu që e komandon këtë forcë politike dhe ka vënë në krye të saj Bashën, ‘për të kontrolluar me një kukull PD’.

Bushati: Duket që ka një hatërmbetje të madhe, që nuk ka shqiptar që nuk e kupton dhe pa folur Berisha. Sali Berisha është akuzuar për 30 vjet që është njeriu që e komandon në hije PD. Ka vënë edhe Bashën atje për ta kontrolluar me një kukull PD. Sikur ti marrësh këto akuza për të vërteta, në ditën që PD ju desh, në ditën më të vështirë të karrierës së tij politike, PD u soll si memece ndaj Berishës. Kjo është drama e Saliut dhe kjo shpjegon deklaratat e tij.

Top Channel