Aksident në Durrës/ Shoferi i dehur nuk kontrollon dot mjetin, përplaset me 2 makinat e parkuara

14/06/2021 22:58
Foto ilustruese

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në qytetin e Durrësit pasi drejtuesi i automjetit tip “Ford” ishte në gjendje të dehur.

46-vjeçari, i cili është arrestuar nga policia, humbi kontrollin dhe u përplas me dy mjete të parkuara.

“Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, arrestuan në flagrancë shtetasin U. K., 46 vjeç, banues në Durrës, pasi në lagjen nr. 10, Durrës, duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip “Ford”, ka humbur kontrollin duke u përplasur me 2 mjete të parkuara e për pasojë është lënduar vetë dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën”, njofton policia.

Materialet do ti kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

Top Channel