Plehrat në landfill ilegal/ Bashkia e Rrëshenit e paguan kompaninë e transportit 28 milionë lekë në vit

14/06/2021 19:48

Këtu jemi në Ndërfushaj të Rrëshenit, ky landfill depoziton 5.98 ton mbetje urbane në vit.

Nga 7 njësia administrative që ka bashkia e Rrëshenit, shërbimi i menaxhimit të mbetjeve ofrohet vetëm në 3 njësi. Për pastrimin t e qytetit të Rrëshenit dhe Rubikut bashkia operatorit ekonomik EURO-GERS shpk afërsisht e paguan 28 mln lekë të reja në vit. Ndërsa në zonat e e thellë aty ku makinat e mbetjeve kanë të pamundur të shkojnë, plehrave u vendoset zjarri.

“Ne kemi një landfill të miratuar me vendim të Këshillit Bashkiak e cila është e ndërtuar nga kompania Ayesn As. Aktualisht pastrimin e kryejmë në tre njësi administrative. Bashkia Mirditë gjeneron rreth 12 ton mbetje në ditë të cila dërgohen në landfillin që ka bashkia”, shprehet Zef Margjini.

Kush merret me menaxhimin e mbetjeve vetë bashkia apo keni kontraktuar një operator ekonomik?

“Bashkia menaxhon mbetjet në njësinë administrative Orosh, ndërsa në dytë njësitë e tjera Rrëshen dhe Rubik ky shërbim ofrohet nga operatori ekonomik i cili është kontraktuar nga bashkia.”

Bashkia dhe kontraktuesi mbetjet urbane I depozitojnë në landfillin illegal. Ministria e mjedisit nuk ka lëshuar një leje mjedisore për këtë fushë plehrash. Edhe pse në kontratën e lidhur ndërmjet bashkisë së Rrëshenit dhe kompanisë së pastrimit, marrja e lejes mjedisore është detyrim ligjor.

Në nenin 10 të kontratës së pastrimit citohet se: ‘Kontraktuesi duhet të jetë përgjegjës për sigurimin e lejeve dhe licencave sipas kërkesave të Republikës së Shqipërisë’.

-Në momentin që behët grumbullimi i mbetjeve në landfill a bëhet përpunimi i tyre?

“Aty nuk bëhet diferencimi i mbetjeve hidhen të gjitha bashkë”.

Top Channel