Fryn erë konflikti; çfarë kërkon vërtet Putini nga Biden!

14/06/2021 15:40

Shenjat janë të qarta: samiti i Gjenevës mes Joe Biden e Vladimir Putin, nuk ka për të qenë aspak një takim miqësor. ai vjen në një kohë kur të dyja palët e pranojnë se marrëdhëniet mes tyre janë në pikën e vet më të ulët.

Rusia, s`ka shumë që e përfshiu SHBA-në në listën e shteteve jo-mike; asnjëra nuk ka aktualisht ambasador në vendin tjetër, zyrtarë të lartë rusë përballen me sanksione amerikane për çështje që nisin nga aneksimi i Krimesë e deri tak përfshija në zgjedhje; dy ish marinsë amerikanë dergjen burgjeve të Moskës, njëri prej të cilëve i dënuar me 16 vjet heqje lirie për spiunazh.

Mbi të gjitha këto pastaj, qëndron deklarata bombë e Bidenit që e quajti Putinin, “një vrasës”. Në këto kushte, dy liderët takohen përballë njëri tjetrit për herë të parë. “Putini kërkon që të jetë i barabartë me presidentin amerikan. Ai deshiron të jetë i respektuar sipas kushteve të tij. Putini kërkon të tregojë muskujt e vet prej të forti dhe të jetë anëtar i klubit”, thotë analistja politike Lilia Shevtsova për BBC. Zgjedhja e Gjenevës si vendi ku zhvillohet takimit kujton episodin e luftës së ftohtë në 1985: samitin e parë mes Ronald Reagan dhe Mikhail Gorbachev.

Takimi Biden-Putin megjithatë, zor së do të ngrihet në nivelin e asaj përballjeje si në rrafshin personal, ashtu edhe atë politik. Ekspertët mendojnë se Rusia mund të përpiqet të ulë temperaturat, sidomos në raport me sanksionet ekonomike. Raundi i fundit i tyre e kufizoi aftësinë e qeverisë për të mbledhur fonde e hapa të tjerë të ngjashëm mund të vënë ekonominë ruse përpara sprovash edhe më të forta në një vit të rëndësishëm zgjedhor.

Sa për të drejtat e njeriut, situata duket e parashikueshme: Biden do të përsërisë refrenin e tij që përfshin Aleksei Navalnyn, dhe Putin do të përsëri refrenin e vet se SHBA-ja, nuk është më e mirë!

Top Channel