Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit dhe Policia e Shtetit vijojnë operacionin për shembjen e ndërtimeve pa leje në bregdet.

Pasditen e kësaj të hëne, IKMT ka nisur aksionin në Shëngjin.

Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, paralajmëroi më herët se në vazhdim të këtij operacioni mjetet e IKMT do të nisin shembjen e objekteve edhe në zona të tjera veç Ksamilit dhe Velipojës.

Në javën e parë të operacionit “Bregdeti Ynë” u shembën në Ksamil e Velipojë 35 objekte të ngritura pa leje, me strukturë betoni dhe metalike.

Qindra objekte të tjera pritet të shemben deri në fund të qershorit përgjatë gjithë vijës bregdetare të vendit.

Top Channel