Lulzim Basha është rizgjedhur në krye të Partisë Demokratike në zgjedhjet e 13 qershorit.

Nga mbi 41.000 demokratë që morën pjesë në votim, 32.882 prej tyre ia votëbesuan drejtimin e PD Lulzim Bashës.

I ftuar në ‘Open’ ditën e sotme, deputeti Ervin Salianji komentoi akuzat e forta të rivalëve të Bashës, për parregullsi të shumta në votimin e së dielës.

Ai tha se kontestimet kanë ardhur në një moment emocional të garës dhe se rivalët e Bashës nuk kanë asnjë provë konkrete për akuzat e bëra.

Salianji: Nuk besoj që e komprementon, kontestimet janë në një moment emocional të përfshirjes së tyre në ethet e gars. Nuk kanë asnjë fakt dhe asnjë provë konkrete në lidhje me deklarimet e tyre. Kanë menduar që një pjesë e tyre mund të jetë e stisur nga kundërshtari politik.

Përsa i përket akuzave se shumë prej emrave të anëtarëve të PD-së nuk rezultonin në listë, Salianji u shpreh: “Unë kam bërë fushatë në Korçë dhe në një pjesë të madhe njerëzit që kanë qenë aktivë në fushatë nuk e kanë pasur emrin për shkak të problematikave që vjen nga grup seksionet e PD për shkak të hedhjeve të numrave në system. Nuk ka si të bëhet në mënyrë të ligjshme”.

Top Channel