“I dilte gjak nga hundët prej lodhjes”/ Balerini shqiptar që korri sukses në Amerikë rrëfen javën e tmerrshme: Isha me 10 dollarë në xhep

14/06/2021 18:06

Klevis Tafaj, balerini që arriti të korrë sukses në Amerikë falë mundit të tij ka zbuluar momentet e tij të vështira në emisionin “Ftesë në 5”.

Ai tha se pati një javë aq të vështirë sa kishte vetëm 10 dollarë në xhep dhe kërkoi punë si shpërndarës ushqimi në një restorant ndërsa pjesën tjetër të ditës e kalonte në prova.

Klevis Tafaj: Kur mora kontratën e punës, nuk kisha financat dhe kam pasur një javë shumë vështirësi ekonomi sa prindërit nuk e dinë akoma. Prandaj gjeta punën në restorant se doja të ngrihesha. Sot jam i lumtur që bëj vetëm me baletin dhe të kem një financë stabël në profesionin e baletit, por prindërit nuk e dinë që ajo javë ka qenë e vështirë. Mendimi më i errët ka qenë: “Çfarë do bëj? Si do ja dal?” Isha me 10 dollarë në xhep. Arrita të gjeja në punë, shyqyr që Amerika ka. E dija që prindërit do mi dërgonin, por e dija çfarë sakrifice kanë bërë dhe nuk i kërkova. Sa e kapa veten, dola dhe u fokusova në balet. Kur kemi shëndetin, i kemi të gjitha.

Motra e tij, Kleona tregoi se aq e vështirë ishte ajo periudhë sa Klevisit i dilte edhe gjak nga hundët për shkak të lodhjes së tepërt që kishte në punë. Në lidhje me skype, tregoi se i kërkonte që të linte punën se do punonte ajo orë shtesë, por ai zgjodhi që t’ia dilte me forcat e veta.

Kleona: Klevisi si karakter njeriu është shumë i qetë, ka një karakter të fortë, është shumë punëtor, të paktën në punën e tij si solist, ka shumë veti që shumë pak djem të moshës së tij e kanë. Klevisi ka qenë përkrahës në cdo gjë timen. Momenti më i vështirë ka qenë kur ishte të gjithë ditën në prova dhe mbaronte provat e tij në studio dhe menjëherë shkonte në “Time Square” në një restorant ku punonte për shpërndarjen e ushqimit. Më dhimbsej se lodhej aq shumë se kishte gjakderdhje nga hundët. I thoja do punoj unë më shumë sepse puna e tij ishte shumë e vështirë. Të jesh duke kërcyer, edhe për qejf lodhesh.

Top Channel