Çekia mundi Skocinë/ Dy gola nga Schick, njëri nga 50 metra largësi

14/06/2021 19:24

Çekia iu përgjigj fitores së Anglisë në grupin D të Evropianit teksa në Glasgow mundi skuadrën pritëse Skovcinë 2-0 për t’i marrë kreun Anglisë në krye të renditjes.

Skuadra ceke që në prag të Euro 2020 mposhti kombëtaren shqiptare në miqësoren e 8 qershorit iu fal Patrick Schik në marrjen e 3 pikëve të para në këtë evropian. ishte ky një rezultat që shkatërroi edhe festën e skocezëve që riktheheshin në kompeticionet madhorë pas 23 vitesh.

Hampden Park u bë skena e recitalit të sulmuesit të Bayer Leverkusen që ishte autori i të dy golave për skuadrën e Republikës Çeke, nga një për çdo pjesë. në minutën e 42 të pjesës së parë, Schick shfrytëzoi një krosim të Coufal për të mposhtur portierin skocez, Marshall për t’i dhënë avantazhin skuadrës së tij.

Por spektaklin më të madh sulmuesi i Leverkusen e dha në minutat e para të pjesës së dytë, kur nga një distancë 50 m, ai kapi në befasi Marshall që kishte dalë nga porta për të çuar rezultatin në 2-0.

Për Skocinë rastet për t’u shënuar janë traversa e Henry dhe dy mundësi të Dykes, që nuk sollën asnjë ndryshim në bilancin përfundimtar të sfidës nga e cila Republika Ceke mori maksimumin

Top Channel