E martë, 29 Dhjetor 2020
16:28
“Mungesa e aktivitetit fizik gjatë pandemisë po rrit fëmijë të deformuar, në shkolla s’ka anjë plan për fiskulturën”

Një grup pedagogësh të sporteve dhe fizioterapistësh i kanë dërguar një kërkesë zyrtare Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë, për të hartuar një plan sa më parë që fëmijëve t’u rikthehet aktiviteti fizik në shkolla.

16:19
​AAK pritet të garojë e vetme në zgjedhje

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) do të hyjë e vetme në zgjedhjet e parakohshme që pritet të mbahen në fillim të vitit të ardhshëm. Megjithëkëtë, kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj tha se vija të kuqe pas zgjedhjeve nuk do të ketë për asnjë parti politike.

16:14
Varianti i ri i Covid-it/ Vazhdon përhapja e tij në botë

India u bë vendi më i fundit i botës që konfirmoi raste të variantit të ri të koronavirusit më të transmetueshëm.

16:10
Gjykata e Lartë po funksionon/ Trupa gjyqësore ende e paplotë, mijëra dosje në pritje

Vendimi i fundit unifikues nga kolegjet e bashkuara u shpall në vitin 2016.

16:01
Ironia e fatit! Era shkul statujën e Redonit në Durrës, perëndisë së deteve që përballonte çdo stuhi

Era e fortë ka shkëputur statujën e Redonit, perëndisë ilire të deteve dhe ujërave.

15:53
Britania në “syrin e ciklonit”/ Infektimet kalojnë edhe shifrat e periudhës me rekordin më të lartë

Siç edhe pritej, Britania për shkak të rritjes eksponenciale të rasteve të infektimeve, prej të hënës e ka kaluar me afro dy mijë veta më shumë kulmin e infektimeve gjatë valës së parë të pandemisë në muajin prill.

15:44
Varianti i ri i Covid-it/ Zyrtarët shëndetësorë: Ka ekzistuar në Gjermani që nga muaji nëntor

Varianti i ri i koronavirusit, që u zbulua në Britani të Madhe, ka ekzistuar në Gjermani që nga muaji nëntor, thanë zyrtarët shëndetësorë të martën, pasi e zbuluan atë, te një pacient i cili kishte vdekur në veri të vendit. Studiuesit ishin “në gjendje të zbulonin variantin e virusit B1.1.7 në një person të infektuar në nëntor të këtij viti”, thanë zyrtarët e shëndetësisë në Saksoninw e Ulët.

15:40
Kompozitori i këngës “Xhamadani vija-vija”: Po përpiqen të më mohojnë dhe ta cilësojnë këngën pa autor!

Në një rrëfim ekskluziv për “Shqipëria live”, autori Zef Çopa tregon momentin kur kompozoi këngën dhe nga u frymëzua.

15:39
Kongresi miraton pagesën 2000 USD për amerikanët

Dhoma e Përfaqësuesve e Kongresit amerikan votoi me 275 vota pro dhe 134 kundër për të përmbushur kërkesën e Presidentit Trump për t’u dërguar amerikanëve pagesa prej 2000 dollarësh në përgjigje të krizës së shkaktuar nga koronavirusi.

15:33
BE dhe Kina, pranë marrëveshjes tregtare

BE dhe Kina janë pranë arritjes së një marrëveshjeje të shumëpritur biznesi.

15:30
Vazhdojnë gjobat për mosmbajtje të maskës, gjobiten 393 qytetarë

393 qytetarë janë gjobitur për mosmbajtje të maskës në publik dhe dhe 23 të tjerë janë ndëshkuar pasi kanë shkelur kufizimin e orarit të lëvizjes.

15:30
Vdes i helmuar nga kolegu rival, producenti milioner 39-vjeçar i rrjetit Netflix (Fotot)

Një producent milioner i grupit Netflix, krijues i lojës video-game ‘Game of Thrones’, ka vdekur i helmuar në një komplot vrasjeje nga një bashkëpunëtor.

15:27
Mori 155 mln lekë me mashtrim/ Arrestohet 32-vjeçari nga Durrësi

Policia e Shtetit ka vënë në pranga një 32-vjeçar nga Durrësi për veprën penale Mashtrimi Kompjuterik. Denis Trungu, me precedentë të mëparshëm penalë, u arrestua si person i dyshuar, i cili nëpërmjet mashtrimit arriti të përfitonte 155 milionë lekë të vjetra nga një bankë e nivelit të dytë në vendin tonë.

15:19
Kodi Zgjedhor paditet në Kushtetuese/ Partitë e vogla kërkojnë që të hapen listat e kandidatëve

Ashtu siç pritej, politika e vuri në provë e para Gjykatën Kushtetuese, e cila ka 5 ditë që është bërë funksionale.

15:18
Manastirliu feston me femijët e “Zyber Hallullit”: Vit me sakrifica për të gjithë, mirënjohje edukatorëve!

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Ogerta Manastirliu ka shprehur mirënjohjen për stafin e edukatorëve dhe kujdestareve të shtëpisë së fëmijës “Zybër Hallulli”, për sakrificën e bërë gjatë këtyre muajve të pandemisë për t’u shërbyer fëmijëve.

15:11
Rama: Vaksina vjen në janar/ Ofertën ruse për vaksinën, kryeministri e quan provokim qesharak

Kryeministri Edi Rama thotë se Shqipëria falë përpjekjeve intensive politike e diplomatike, është shumë afër nënshkrimit të një marrëveshje për vaksinën antiCovid.

15:10
Moti i keq në vend/ Probleme me energjinë elektrike në shumë qytete

Si pasojë e motit të keq, që ka prekur vendin, shumë zona kanë mbetur pa energji elektrike.

15:03
Vjosa Osmani: Vaksina kundër koronavirusit në Kosovë, pas prillit

Vaksina në Kosovë do të mbërrijnë në muajin prill.

14:58
Festat e fundvitit/ Zyrat e aplikimeve për dokumente biometrike të hapura deri në 30 dhjetor

Zyrat e aplikimit dhe shpërndarjes të kartave të identitetit dhe pasaportave biometrike, ditën e enjte, datë 31 dhjetor 2020, nuk do të ofrojnë shërbim.

14:57
Moda sërish në zi/ Ndahet nga jeta gjiganti Pierre Cardin

Stilisti francez Pierre Cardin, është ndarë nga jeta.

14:52
Gjermania “thyen” unitetin, blen 30 milionë doza të vaksinës antiCovid-19

Gjermania ka bërë të ditur se ka përmbyllur një marrëveshje për blerjen e 30 milionë dozave të vaksinës, duke shkelur kështu marrëveshjen mes komisionit të Bashkimit Evropian dhe vendeve anëtare për një blerje kolektive të vaksinave.

14:49
Roli i policisë në zgjedhjet e 25 prillit, KQZ mblidhet nesër

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të mblidhet ditën e nesërme në orën 10:00 për të shqyrtuar projektvendimin  “Rregullat e veprimtarisë së policisë së shtetit në shërbim të zgjedhjeve”.

14:48
Tërmeti në Kroaci, ndalet përkohësisht centrali bërthamor Kërshko

Një tërmet i fortë që goditi Kroacinë të martën u ndie në të gjithë Slloveninë dhe funksionimi i termocentralit Kërshko u ndal si një masë paraprake.

14:30
Tërmeti i nëntorit/ 3 familje në Farkë futen në banesat e reja, Veliaj: Brenda datës 31 dhjetor do strehojmë sa më shumë familje

Tërmeti i 26 nëntorit 2019, Dashamir Pacin, Ylli Troksin dhe Muhamet Deliun i la të pastrehë.

14:23
Moment historik në mjekësi, “Zemra e parë artificiale në shitje”

Franca parashikon të shesë zemrën artificiale duke filluar që nga janari i vitit të ardhshëm.

14:19
Situatë shqetësuese, në prag të Vitit të Ri/ Shtohen rastet e reja me Covid në Kinë

Autoritetet në kryeqytetin kinez, Pekin kanë testuar gati 1.3 milionë njerëz, teksa infeksionet e reja janë shfaqur në prag të Vitit të Ri, kur miliona vetë dynden në qytet.

14:15
Rritet numri i të infektuarve/ Kryeministri japonez thirrje për kujdes: Virusi nuk pushon gjatë festave

Kryeministri i Japonisë, Yoshihide Suga, për shkak të rritjes së numrit të të infektuarve me koronavirus (COVID-19) u bëri thirrje qytetarëve të respektojnë masat, duke thënë se virusi “nuk pushon gjatë festave”.

14:12
7 vjet nga aksidenti i Schumacher-it/ Mick, trashëgimia e F1

Mick Schumacher ishte katërmbëdhjetë vjeç kur të dielën e 29 dhjetorit 2013, ai e gjeti veten si dëshmitar të aksidentit të babait të tij, Michael në shpatet e Meribel-it.

14:06
Ndalohet në Vlorë 48-vjeçari i shpallur në kërkim/ Vodhi para në një shtëpi

Një 48-vjeçar i shpallur në kërkim për vjedhje është ndaluar në Vlorë.

14:03
Kroaci/ Vijojnë lëkundjet në Petrinja, kryeministri Plenkoviç mbërrin në zonën e prekur 

Kryeministri kroat Andrej Plenkoviç ka mbërritur në Petrinja, qytetin e prekur nga tërmeti.

14:01
​Diego Costa drejt Premier Ligës?

“Topçinjtë” synojnë një transferim të sulmuesit me eksperiencë.

13:38
Momentet kur tërmeti shkund ndërtesën në Kroaci, politikanët largohen të alarmuar nga mbledhja (Video)

Tërmeti  me magnitudë 6.3 ballë i shkallës rihter që ndodhi mesditën e sotme në Kroaci ka sjellë kaos e frikë tek qytetarët.

13:34
Qeveria greke, me rregulla të reja! Ç’duhet të dijë kjo kategori e shtetasve shqiptarë që udhëton drejt vendit fqinj

Qeveria greke ka vendosur rregulla te reja për të mundësuar kalimin normal të shtetasve shqiptarë që kanë vërtetim blu ose kanë lejen e qëndrimit të skaduar, të cilët kohët e fundit ktheheshin në kufij prej autoriteteve policore greke.

13:17
Mot i keq në Durrës, anulohen tragetet e linjës me Barin/ Dëme në sinjalistikën portuale

Moti i keq që ka përfshirë Gjirin e Durrësit ka pezulluar lundrimet në Adriatik dhe ka shkaktuar dëme në sinjalistikën portuale.

13:00
Tërmeti 6.3 ballë godet Kroacinë/ Kaos mes ndërtesave të shembura, një fëmijë i vdekur (Fotot)

 Një tërmet me magnitudë 6,3 ballë të shkallës Rihter tronditi para pak minutash Kroacinë, ndërsa raportohet për një fëmijë të vdekur.

12:58
Parlamenti malazez miraton ligjin për fetë

Parlamenti i Malit të Zi ka miratuar ndryshimet në Ligjin për Liritë Fetare.

12:55
Testet e shpejta në Kosovë/ Prishtinë, dy ditë testime masive në shesh

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka njoftuar se do të bëjë testime të qytetarëve për koronavirusin në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë më datë 29 dhe 30 dhjetor, nga ora 9:30 deri në 13:00.

12:50
Mjellma e çuditshme/ Bllokonte shinat e trenit në Gjermani, largohet nga policia

Policët dhe zjarrfikësit në Gjermani u detyruan të ndërhyjnë për të larguar një mjellmë që duket se mbante zi dhe bllokonte shinat e një treni të shpejtësisë së lartë.

12:47
Sara Hoxha ka diçka që nuk i pëlqen te kënga e re e Ledrit

Në 25 dhjetor, Ledri Vula publikoi këngën e tij të re “Sot sot sot” dhe fansat e pëlqyen shumë. Po për partneren e tij, Sarën çfarë nuk shkon?

12:46
Festë në plazh/ Turistët britanikë në rrezik dëbimi nga Australia

Australia thotë se mund të deportojë shumë turistë që kanë shkelur rregullat e Covid-it, pasi qindra prej tyre janë parë të festojnë në një plazh në Sidnei në ditën e Krishtlindjes.

12:42
Shqetësim në Angli/ Nivel shumë i lartë infektimesh, e hëna shënoi rekord

Niveli shumë i lartë i infektimeve me koronavirus në Angli është një shqetësim i madh në një kohë kur shërbimi kombëtar i shëndetit po stërmundohet për të përballuar rritjen e numrit të pacientëve.

12:38
Cakaj i dorëzon dorëheqjen kryeministrit Rama: Angazhimi i Shqipërisë me shqiptarët në rajon duhet të vazhdojë me çdo kusht apo çmim

Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj ka paraqitur ditën e sotme dorëheqjen e parevokueshme te kryeministri Edi Rama.

12:36
Ndryshime në qeveri/ Olta Xhaçka ministrja e re e Jashtme, Niko Peleshi ministër i Mbrojtjes

Ndryshime në kabinetin qeveritar kanë ndodhur ditën e sotme, ku Olta Xhaçka do të jetë ministrja e re e Punëve të Jashtme, ndërsa Niko Peleshi ministër i Mbrojtjes.

12:32
Muri i shpresës në Nju Jork/ Qytetarët shkruajnë dëshirat për vitin 2021: Të ikë Covid-i

Nju jorkezët kanë shkruar dëshirat e tyre për vitin 2021 dhe i kanë vendosur ato në atë që njihet si muri i shpresës, në Times Square.

12:31
Bilanci i 2020/ Qytetarët me reagime të përziera për vitin që po kalon

Një shprehje popullore thotë: Jo çdo e keqe, vjen për keq.

12:28
Acar në Britani! Borë dhe temperatura -10 gradë Celsius

Një valë të ftohti do të vazhdojë të mbajë të mbërthyer Britaninë e Badhe dhe temperaturat mund të bien nën -10 gradë Celsius në disa pjesë të vendit.

12:24
Biden akuzon Departamentin Amerikan të Mbrojtjes: Po pengon tranzicionin

Presidenti i zgjedhur i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden ka akuzuar departamentin amerikan të mbrojtjes për papërgjegjshmëri, pasi nuk i ka dhënë ekipit të tij informacionet që i nevojiten për tranzicionin e pushtetit.

12:20
Vazhdojnë radhët e pensionistëve/ Marrin shpërblimet mes shiut dhe pa masa anticovid

Pensionistët ende i gjen në radhë për të marrë shpërblimet e fundvitit që po jep qeveria.

12:20
OBSH: Pandemia e Covid-19, jo domosdoshmërisht më e madhja

Ekspertët e shëndetësisë në OBSH kanë paralajmëruar se edhe pse pandemia e koronavirusit ka qenë e dhimbshme, ajo nuk do të jetë domosdoshmërisht më e madhja, dhe se bota duhet të mësohet të jetojë me Covid-19.

12:07
Mot i keq në Evropë, pengohet shpërndarja e vaksinës

Një ngarkesë me 470 mijë doza vaksine mbetet e bllokuar në Belgjikë për shkak të motit të keq dhe reshjeve të borës.

12:07
10 gjëra që nuk duhet ti lani me ilaç enësh!

Nuk duhet të përdorni larës enësh në asgjë tjetër përveç enëve, sepse mund t’i dëmtoni më shumë sesa t’i pastroni.

11:57
Rama i sigurt për mandatin e tretë: Do jemi prapë bashkë vitin tjetër

Kryeministri i vendit, Edi Rama është shprehur shumë i sigurt se do të jetë përsëri fitues në zgjedhjet e 25 prillit të vitit që vjen.

11:53
​Osmani për vaksinat në Veri: Kjo është shkelje flagrante ndaj marrëveshjeve në BE

Presidentja në detyrë, Vjosa Osmani në vizitën që kishte në Klinikën Infektive ka komentuar vaksinimin për COVID-19 ndaj qytetarëve në Veri të Kosovës, nga ana e Serbisë.

11:41
Sigurimi i vaksinës/ Rama: Në kontakt me tre kompanitë, fazë të avancuar me “Pfizer”

Kryministri Edi Rama tha ditën e sotme se vendi ynë është në një fazë të avancuar me kompaninë e “Pfizer”, është në kontak me “AstraZenika”dhe me një kontakt më të paktë me “Modernën”.

11:38
“Tashmë mund të festojmë”/ Fitoi betejën me Covid-in pas 61 ditësh, deputeti Përmeti dedikim emocionues bashkëshortes

Pas 61 ditësh, deputeti Andi Përmeti ka mundur të fitojë betejën me koronavirusin.

11:31
Tjetër humbje nga bluzat e bardha/ U infektua me Covid-19, ndërron jetë radiologu nga Kavaja

Një tjetër mjek ka humbur betejën me Covid-19. Bëhet fjalë për radiologun e njohur nga Kavaja, Hiqmet Musta.

11:28
“S’ka marrëveshje me Greqinë”, Rama: Çdo shtet ka të drejtë të zgjerohet 12 milje përtej kufirit ekzistues

Kryeministri Edi Rama tha se çdo shtet që ka dalje në det ka të drejtën të zgjerohet 12 milje përtej kufirit ekzistues aty ku është e mundur sipas konventës.

11:22
“Provokim qesharak, mendova se ishte meme”/ Oferta për vaksinën Sputnik, Rama: Ambasada ruse të kërkojë falje

Në konferencën e fundvitit me gazetarët, gjatë fjalë së tij, kryeministri Edi Rama u ndal ndër të tjera te oferta e bërë nga ana e Rusisë për furnizim të Shqipërisë me vaksinën antiCovid Sputnik-V.

11:10
Rama: Aeroporti i Kukësit do hapet në pranverë të 2021-shit

Kryeministri i vendit, Edi Rama, gjatë konferencës online të fundit për këtë vit tha se aeroporti i Kukësit do hapet në pranverë të 2021-shit.

11:08
“Thirrje për zgjim”/ A jemi të përgatitur për pandeminë tjetër? Flet këshilltari i OBSH-së

Një vit pasi koronavirusi i ri (COVID-19) shpërtheu në mbarë botën, Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka paralajmëruar se në të ardhmen bota mund të përballet me një pandemi edhe më të madhe, ndërsa me shpërthimin ekzistues sipas OBSH-së, bota nuk është “plotësisht” e përgatitur për t’u përballur me të.

11:02
Tapë në timon, dhunë ndaj gruas, kokainë/ Arrestohen 7 persona në Tiranë, ndalohet një 40-vjeçar i shpallur në kërkim

Është kapur dhe ndaluar në Tiranë, një 40-vjeçar i shpallur në kërkim, si dhe janë arrestuar në flagrancë edhe 7 shtetas të tjerë, për vepra të ndryshme penale.

10:51
Anëtarja e 7-të e Kushtetueses/ Sonila Bejtja betohet sot në Presidencë

Anëtarja e shtatë e Gjykatës Kushtetuese, Sonila Bejtja pritet të betohet sot para Presidentit të Republikës, Ilir Meta, një ditë pas emërimit.

10:47
“Shumë pranë një marrëveshjeje”, Rama: Fillojmë vaksinimin brenda janarit

Kryeministri i vendit, Edi Rama ditën e sotme gjatë konferencës online me gazetarët për fundin e vitit 2020 tha se vaksinimi do të nisë brenda muajit janar.

10:44
Shpërthen tubacioni i ujit të pijshëm në Vlorë/ “Shatërvan” te zona e Ujit të Ftohtë

Në orët e para të mëngjesit të sotëm, një tubacion i ujit të pijshëm është çarë në zonën e Ujit të Ftohtë në Vlorë.

10:39
Konferenca e fundvitit, Rama: Optimist për të ardhmen, 202 të larguar e 118 të konfirmuar në Vetting

Kryeministri i vendit, Edi Rama ditën e sotme po organizon mbledhjen online me gazetarët për fundin e vitit.

10:32
Neni 163, Kodi Zgjedhor/ Partia Bindja Demokratike, kërkesë në Kushtetuese për shfuqizimin e ndryshimeve

Partia Bindja Demokratike, me koordinator Astrit Patozin ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese, kërkesën për shfuqizimin e ndryshimeve të Kodit Zgjedhor, konkretisht të nenit 163 të tij, ku përcaktohet mënyra e shpërndarjes së mandateve të deputetëve.

10:16
Erë e fortë në Korçë/ Raportohen probleme! Ndërpritet energjia në disa zona, rrëzohet një plep në rrugën nacionale

Era e fortë ka krijuar probleme në disa zona në qarkun e Korçës.

10:09
Covid-19 i merr jetën arkitektit të njohur korçar, Kliti Kallamata

Covid-19 i ka marrë jetën arkitektit të njohur korçar, Kliti Kallamata.

10:08
Dhunë në familje, patentë e falsifikuar e aksident me vdekje/ 5 të arrestuar në Durrës

Pesë persona janë arrestuar gjatë 24 orëve në Durrës, ku një prej tyre ishte i shpallur në kërkim për dhunë ndaj babait.

10:04
Indeksi gjerman i aksioneve arrin nivel rekord

Investimet në aksione konsiderohen si një bast për të ardhmen. E ky bast, sipas mendimit të shumë investuesve, ka perspektivë – indeksi gjerman i aksioneve Dax arriti rekord të ri.

09:59
Emri/ Qarkullonte me armë me vete, arrestohet 51-vjeçari në Kurbin

Një 51-vjeçar është arrestuar ditën e sotme në Kurbin pasi qarkullonte me armë zjarri me vete.

09:52
78 pacientë me Covid trajtohen në Spitalin e Pejës, 13 në gjendje më të rëndë

Në Spitalin e Pejës po trajtohen 78 pacientë të infektuar me COVID-19.

09:43
Fotot/ Reperi shqiptar Dijonis Biba tregon me video si të hysh ilegalisht në Angli

Një investigim i gazetës Daily Mail ka zbuluar dy video në Youtube të publikuara nga reperi Dijonis Biba përmes të cilave ai tregon se si përmes pasaportave të falsifikuara mund të hysh ilegalisht në Angli nga Spanja.

09:22
Foto/ Kush është Denis Trungu, mashtruesi që përfitoi mbi 15 mln lekë nga situata e pandemisë

Denis Trungu është mashtruesi që u arrestua ditën e sotme në Tiranë pasi përfitoi mbi 15 milionë lekë nga situata e pandemisë.

08:36
Emri+Foto/ Përfitoi mbi 15 mln lekë duke mashtruar për “Pagën e luftës”, arrestohet 32-vjeçari pas hetimit 6 mujor

Një 32-vjeçar i dënuar më parë ka rënë në pranga ditën e sotme në Tiranë pasi përfitoi mbi 15 milionë lekë duke mashtruar banka të nivelit të dytë për “Pagën e luftës” të vendosur gjatë periudhës së karantinimit për shkak të pandemisë së COVID-19.

08:23
Kosovë/ 1317 të vdekur e 9515 raste aktive që nga fillimi i pandemisë

50 mijë e 801 qytetarë në Kosovë janë infektuar me COVID-19, prej 13 marsit kur edhe u paraqiten dy rastet e para pozitive me këtë virus.

08:17
Lufthansa planifikon testin e detyruar përpara fluturimeve me distancë të gjatë

Sipas gjithë gjasave udhëtarët e Lufthansës do duhet paraqesin në të ardhmen një test negativ apo dëshmi vaksinimi për Covid për fluturimet e distancave të gjata. Industria ajrore është goditur rëndë nga pandemia.

08:10
Heiko Maas: Sovraniteti është më shumë se vullneti i Uashingtonit

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë nuk dëshiron të lëshojë pe në mosmarrëveshjen me SHBA për tubacionin Nordstream 2 në Detin Baltik, edhe pas ndryshimit të ardhshëm të pushtetit në Shtëpinë e Bardhë.

07:44
Programi ‘lente falas’/ Rama: Afro 2000 gjyshër do të kenë një Vit të Ri të gëzuar

Kryeministri Edi Rama ka promovuar programin ‘lente falas’. Ai me anë të një postimi në profilin e tij në Facebook tregon se janë 2000 gjyshër që do kenë një Vit të Ri të gëzuar falë këtij programi.

07:16
Reshje dhe rritje e lehtë temperaturash, njihuni me parashikimin e motit

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga një mot i vranët duke sjellur reshje në të gjithë territorin. Në zonat Verilindore dhe Juglindore reshjet do jenë në formën e borës.

06:59
Çaji i boronicës së thatë/ Si ta përgatisni dhe përdorni për imunitetin

Çaji boronicës së thatë është i pasur me antioksidantë, të cilët jo vetëm ulin nivelin e yndyrnave por edhe mbrojnë shëndetin e organizmit. Ekspertët këshillojnë konsumin e rregullt të tij, sidomos në këto ditë të ftohta virozash kur imuniteti i njeriut është më i dobët.

06:38
Vezët e ziera/ Vlerat dhe çfarë i ndodh organizmit

Veza është padyshim përbërësi kryesor i një mëngjes të shëndetshëm. Një nga mënyrat më të zakonshme të konsumimit të vezës është sigurisht përgatitja e saj në formën e zier. Por cilat janë vlerat e vezës së zier dhe çfarë i ndodh organizmit kur ajo konsumohet e zier.

06:16
Kura me lëng xhenxhefili për tiroiden/ Si ta përgatisni dhe përdorni

Hipotiroidizmi është një sëmundje e cila prek gjëndrën tiroide duke e penguar atë të prodhojë sasi të mjaftueshme të hormoneve. Kjo sëmundje kronike mund të trajtohet dhe kurohet me një sërë medikamentesh por edhe me kura natyrale.

05:55
4 ditë pasi u emërua këshilltar, Grubi shkarkon Shpat Kasapin nga kabineti

Ende pa u bërë një javë nga emërimi i tij si këshilltar, Shpat Kasapi u shkarkua nga pozita. Para katër ditëve u bë i njohur lajmi që Artan Grubi, Zv/kryeministri i parë i Qeverisë si këshilltarë kishte emëruar këngëtarin e njohur Shpat Kasapin, ndërkaq sot e ka shkarkuar nga pozita.

05:33
SHBA/ Hetuesit: Autori i shpërthimit në Nashvill pa probleme të mëparshme me ligjin

Hetuesit amerikanë thonë se personi që kreu shpërthimin në Neshvill në Ditën e Krishtlindjes “nuk ishte në radarin tonë“ ndërkohë që vazhdon puna për të zbuluar motivin për këtë akt që la të vrarë autorin dhe plagosi tre të tjerë. “Ai nuk ishte identifikuar si person me interes për FBI-në, prandaj nuk e njihnim deri pas sulmit,” tha David Rausch, drejtor i Byrosë së Hetimeve për shtetin Tenesi, i cili dha komente për shtyp përmes një lidhjes me Zoom.

05:10
Dhoma e Përfaqësuesve rrëzon veton e presidentit mbi projektligjin për mbrojtjen

Dhoma e Përfaqësuesve votoi të hënën për të tejkaluar veton e Presidentit Trump ndaj projektligjit prej 740 miliardë dollarësh për mbrojtjen, një votë që pasqyron ndarje të thella në Partinë Republikane në javët e fundit të Presidencës Trump.

04:44
Dhoma e Përfaqësuesve miraton pagesat 2000 dollarëshe për amerikanët

Dhoma e Përfaqësuesve e Kongresit amerikan votoi me 275 vota pro dhe 134 kundër për të përmbushur kërkesën e Presidentit Trump për t’u dërguar amerikanëve pagesa prej 2000 dollarësh në përgjigje të krizës së shkaktuar nga koronavirusi. Vota e së hënës ka tani një të ardhme të paqartë në Senatin e kontrolluar nga republikanët.

03:52
Rusia i jep ultimatum Navalnit: Kthehu menjëherë ose përballu me burg

Shërbimi rus i burgjeve i dha një ultimatum të minutës së fundit kritikut të Kremlinit Alexei Navalny të hënën: Kthehu menjëherë nga Gjermania dhe paraqitu në zyrën e Moskës herët të martën në mëngjes, ose do të futesh në burg nëse vjen pas këtij afati.

03:31
Biden: Administrata aktuale po pengon ekipin e tranzicionit

Presidenti i zgjedhur, Joe Biden tha të hënën se shumë nga agjencitë e sigurisë kombëtare në vend janë “boshatisur” gjatë administratës së Presidentit Trump dhe se mungesa e informimit të ekipit të tij nga administrata aktuale është “papërgjegjshmëri”.

03:03
Masa të reja në mbarë botën pas variantit të ri të koronavirusit

Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë po bën thirrje për intensifikim të studimit të sekuencës gjenetike të koronavirusit pas zbulimit të varianteve të reja në Britani dhe Afrikën e Jugut. Drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së Tedros Adhanom Ghebreyesus tha gjatë një konference shtypi në internet të hënën nga Gjeneva se, “vetëm nëse vendet shqyrtojnë dhe testojnë në mënyrë efektive, do të jenë në gjendje të zbulojnë variantet dhe të hartojnë strategjitë për t’i përballuar ato”.

02:30
Krishtlindje në spital, këngëtarja u zgjua e shurdhuar!

“U zgjova krejtësisht e shurdhuar e nuk qëndroja dot në këmbë”; këngëtarja e njohur Jessie J tregoi eksperiencën e frikshme që e detyroi t`i kalonte Krishtlindjet në spital.

02:08
Arrestohen 8 anëtarë të ISIS/ Operacioni në Kumanovë dhe Shkup, iu gjet armë dhe eksploziv

Në Maqedoninë e Veriut, autoritetet thanë se kanë arrestuar tetë persona, që sipas tyre janë pjesëtarë të organizatës terroriste ISIS. Autoritetet e rendit thanë se personat janë arrestuar gjatë bastisjeve në Kumanovë dhe në Shkup.

01:44
Plas debati në Gjermani/ A do të kenë privilegje të vaksinuarit kundër Covid-19?

Në Gjermani ka nisur debati nëse personat e vaksinuar do të gëzojnë më shumë liri sesa ata që nuk imunizohen. Që tani shoqëri fluturimesh shprehen se për fluturimet e gjata do kërkojnë test negativ të koronavirusit ose provë vaksinimi.

01:20
Zbulohet varianti italian i virusit/ Prej gushtit qarkullon një formë e Covid e ngjashme me atë anglez

Nuk qenkan vetëm variantet e ri britanike dhe afrikane të koronavirusit ato që qarkullojnë nëpër Europë, duke mbjellë edhe më shumë frikë për faktin se kanë një nivel infektueshmërie më të lartë se origjinali.

00:59
Vaksinat nga Serbia në Kosovë/ Vuçiç: Të gatshëm t’i dërgojmë edhe për shqiptarët atje

Aleksandar Vuçic deklaroi se Serbia do të vazhdojë të kujdeset për “popullin e saj në Kosovë” dhe se është e gatshme që të dërgojë ilaçe dhe vaksina edhe për shqiptarët.

00:37
Haaland veçon tre qendërmbrojtësit më të mirë në botë

“Unë mendoj se tre lojtarët më të mirë qendrorë në botë janë: Sergio Ramos, Van Dijk dhe Koulibaly. Të tre janë shumë fizikë, por në të njëjtën kohë shumë inteligjentë në fushë.”

00:21
Ibra mendon për Juven, ja gjendja e të dëmtuarve te Milani

Milani, kryesues i Serisë A, gati të kthehet në aksion pas festës së Krishtlindjes. I gjithë ekipi do të mblidhet këtë të martë në Milanello, për t’u përgatitur për ndeshjen e së dielës (3 janar) në transfertë me Beneventon, që drejtohet nga ish-i i madh i kuqezinjve, Pippo Inzaghi.

00:16
Chelsea “ngec” edhe ndaj Aston Villas, s’mjafton goli i Giroud

Chelsea i Londrës nuk ia doli të merrte maksimumin e pikëve përballë Aston Villas në javën e 16-të të Premier Legue-s, edhe pse kaloi në epërsi që në minutën e 34-t me Oliver Giroud, pas asistit të marrë nga Chilwell.

E hënë, 28 Dhjetor 2020
23:52
Mourinho i zhgënjyer: Duhet ta kishim mbyllur ndeshjen, na mungoi ambicia

Tottenham Hotspur nuk arriti të rikthehej te fitorja në Premier League as në transfertën që mbylli javën e 15-të ndaj Wolves, pasi një gol i Saiss, 4 minuta para fundit të kohës së rregullt bëri të pavlefshëm finalizimin që në sekondat e para të Ndombele.

23:35
Kumbulla: Jam frymëzuar nga Chiellini, kundër Ronaldos, dita më e mirë e jetës sime

Në këto ditë të fundit të vitit 2020, shumë njerëz të famshëm dhe futbollistë po u japin mundësi tifozëve të tyre të bëjnë pyetje ose të postojnë disa fotografi të veçanta.