Partia Demokratike po zhvillon sot zgjedhjet për kreun e ri, të cilat kanë nisur në orën 08:00 të mëngjesit dhe pritet të mbyllen në 19:00.

Kreu i Komisionit të Zgjedhjeve në PD, Jemin Gjana, publikoi të dhënat e votimit deri më tani, ndërsa tha se deri nesër në mesditë pritet të nxirret rezultati se cili do jetë fituesi.

“Një të dhënë operative tek 3-4 orët pas mbylljes së votimit. Do presim deri nga mesnata degët që janë afër, të presim materialet, degët që janë shumë larg, Tropoja, Saranda, Kolonja, etj do i presim t’i sjellin nga orët e para të mëngjesit. Porosia është që t’i shoqërojë kryetari i komisionit dhe cilido nga përfaqësuesit e kandidatëve. Nesër paradite shpallet fituesi. Orën nuk e jap dot’’- tha Gjana.

Top Channel