Kandidatja për kryetare të PD-së, Edit Harxhi hodhi votën e saj në njësinë nr. 5, në Tiranë.

Në një prononcim për mediat ajo u shpreh se procesi ka pasur parregullsi të mëdha, duke shtuar më tej se gjysma e anëtarëve të PD-së nuk gjejnë emrat e tyre në lista.

Harxhi i bën thirrje komisionit zgjedhor që të ndjekin procesin e votimit, teksa thekson se demokratët janë penguar të votojnë vetëm sepse u thuhet se nuk janë aktiv në PD.

“Beteja ime fillon sot, edhe po të mos fitojë unë do të vazhdojë të luftojë, por jam e sigurt që do të fitoj”, tha Harxhi më tej.

Harxhi: Sot është dita e demokratëve, është ditë e rëndësishme për të gjithë ne dhe ne sot votojmë për ndryshimin dhe për një reformim të plotë të PD dhe ringritje e saj mbi vlerat e 1990. Jam e sigurt që vota e demokratëve do të jetë për ndryshimin.

Ka pasur probleme , procesi është me probleme të mëdha, anëtarësia është përgjysmuar. I bëj thirrje Bashës dhe kryesisë së PD dhe komisionit zgjedhor që ndjekin procesin, nëse demokratët nuk do të gjenin emrat në lista ky proces do të jetë fars për ne. Demokratët janë penguar të votojnë vetëm se u thuhet se nuk janë aktiv në PD, kjo nuk është normale, jam e sigurt që ata janë thirrur të votojnë më 25 prill për PD. Dita jonë fillon sot, unë filloj sot betejën time për të ringritur PD. Unë e kam shprehur kohë do të jem aktive në PD dhe beteja ime fillon sot, edhe po të mos fitojë, unë do të vazhdojë të luftojë por jam e sigurt që do të fitojë.

Top Channel