Autori i përplasjes së një 69- vjeçareje me makinë në Gjirokastër është kapur nga forcat “blu”.

Arrestimi i A. K., 60 vjeç, banues në Gjirokastër u bë pasi duke drejtuar mjetin tip ‘”Benz”, në lagjen “Puntore”, ka përplasur E. Sh., 69 vjeçe,e cila u transportua në Spitalin e Traumës Tiranë.

Gjirokastër

Aksidentoi me mjet një moshuar dhe largohet nga vendi i aksidentit, por pas disa orësh identifikohet, kapet dhe arrestohet drejtuesi i mjetit.

Nga specialistët e Sektorit të Qarkullimit  Rrugor, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A. K., 60 vjeç, banues në Gjirokastër. Arrestimi i tij u bë pasi duke drejtuar mjetin tip ‘”Benz”, në lagjen “Puntore”, ka përplasur shtetasen E. Sh., 69 vjeçe, e cilia u transportua në Spitalin e Traumës Tiranë. Pas përplasjes, drejtuesi i mjetit është larguar nga vendi i aksidentit por pas disa orësh është bërë i mundur identifikimi, kapja dhe arrestimi i drejtuesit të mjetit. Materialet i kaluan Prokurorisë se Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Largim nga vendi i aksidentit”.

Top Channel