Shenja përmirësimi, India regjistron numrin më të vogël të rasteve me COVID-19 në 70 ditët e fundit

13/06/2021 02:34

India regjistroi më shumë se 4.000 vdekje të reja nga koronavirusi (COVID-19), sipas Ministrisë së Shëndetësisë. Ministria theksoi se u regjistruan 4.002 vdekje, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 367,081.

Vendi gjithashtu regjistroi 84.332 raste të reja në 24 orët e fundit, shifra më e ulët në 70 ditët e fundit. Infeksionet tani qëndrojnë në 29,3 milionë. India më 10 qershor njoftoi gjithsej 6.148 vdekje, numri më i lartë i viktimave në një ditë të vetme që nga fillimi i pandemisë. Zyrtarët shëndetësorë, megjithatë, thanë se kjo ishte për shkak të shtetit verior të Bihar që kishte rishikuar numrin e të vdekurve.

Një deklaratë të premten vonë theksonte se numri i dozave të vaksinave COVID-19 të administruara arriti në 249.316.572. India ka numrin e dytë më të lartë të infeksioneve në botë pas SHBA-së, kurse për nga numri i vdekjeve radhitet e treta, pas SHBA-së dhe Brazilit.

Top Channel