Alarmohet FSB në Moskë, SHBA-të paralajmërojnë Rusinë për sulm terrorist
Një skemë e madhe mashtrimi, e ngritur nëpërmjet një organizate joqeveritare (OJF), është zbuluar nga autoritetet greke. Anëtarët e saj dyshohet se përvetësonin paratë e mbledhura nga qytetarët, të cilat ishin destinuar për trajtimin dhe mbështetjen financiare të fëmijëve që vuanin nga sëmundje të rënda, përfshirë kancerin.
Sipas hetimeve të Policisë Greke, përfitimi i paligjshëm nga kjo veprimtari dyshohet se arrin në rreth 2 milionë e 829 mijë euro. Në kuadër të një operacioni të gjerë policor, të zhvilluar të premten, më 30 tetor 2026, në disa zona të Greqisë, janë arrestuar gjashtë persona, të cilët dyshohet se ishin pjesë e një organizate kriminale të strukturuar në dy grupe.
Drejtoria për Luftën kundër Krimit të Organizuar në Greqinë e Veriut, pas një denoncimi lidhur me transparencën e funksionimit të shoqatës. Sipas autoriteteve, grupi i parë përbëhej nga tre persona, një 37-vjeçar, një 35-vjeçare dhe një 32-vjeçar. Ata dyshohet se kishin ngritur skemën që prej tetorit të vitit 2018, duke përdorur një shoqatë jofitimprurëse si mbulesë për aktivitetin e tyre.
Nëpërmjet kësaj organizate zhvillonin fushata bamirësie dhe u kërkonin qytetarëve donacione për të ndihmuar fëmijët që vuanin nga sëmundje të rënda ose kishin aftësi të kufizuara. Megjithatë, sipas hetimeve, fushatat zhvilloheshin pa lejet e nevojshme ligjore dhe qëllimi i vërtetë i organizatës ndryshonte nga ai që paraqitej publikisht.
Vetëm një pjesë e vogël e parave të mbledhura u shkonte fëmijëve përfitues, ndërsa pjesa më e madhe dyshohet se përvetësohej nga 37-vjeçari dhe 35-vjeçarja.
Një tjetër aspekt i hetimit lidhet me përdorimin e të ardhurave të paligjshme për financimin e klubeve sportive dhe manipulimin e rezultateve të ndeshjeve të futbollit. Sipas policisë greke, organizata ishte e ndarë në dy nëngrupe me veprimtari të ndryshme, por të lidhura mes tyre nëpërmjet një anëtari të përbashkët.
Një pjesë e parave dyshohet se përdorej për veprime që lidhen me ryshfetin dhe ndikimin e paligjshëm në rezultatet e ndeshjeve.
Gjatë operacionit policor, autoritetet sekuestruan telefona celularë, kompjuterë, pajisje për ruajtjen e të dhënave dixhitale, çanta dhe portofola të markave luksoze, ora të firmave të njohura, si dhe 18.330 euro para cash.
Nga hetimi financiar dhe marrja në pyetje e prindërve të 34 fëmijëve përfitues, dëmi i dyshuar ekonomik është përllogaritur në rreth 2.829.516 euro.
Gjashtë të arrestuarit përballen me akuza, sipas rastit, për pjesëmarrje në organizatë kriminale, mashtrim dhe përvetësim në shkallë të rëndë, pastrim parash, si dhe shkelje të legjislacionit për sportin, përfshirë ryshfetin për manipulimin e rezultateve sportive.
Hetimet vijojnë për të zbardhur plotësisht përmasat e skemës dhe për të identifikuar të gjitha personat e përfshirë.
Top Channel