Përplasen automjetet në Krujë, katër të lënduar nisen drejt spitalit

13/06/2021 09:53
FOTO ILUSTRUESE

Një aksident është shënuar në orët e para të mëngjesit të sotme në aksin rrugor Fushë Krujë-Tiranë.

Policia njofton se drejtuesi i mjetit tip ‘Benz’ është përplasur me mjetin tip ‘Opel’, e për pasojë janë lënduar 2 pasagjerë në mjetin tip ‘Opel’ dhe shtetaset V. H., 27 vjeçe dhe A. H., 21 vjeçe pasagjere në mjetin tip “Benz”.

Të aksidentuarit janë dërguar menjëherë në spital për ndihmën e nevojshme mjekësore, ndërkohë që grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

“Më datë 13.06.2021, në orën 08:55, në aksin rrugor Fushë Krujë-Tiranë, shtetasi A. V., duke drejtuar mjetin tip “Benz” është përplasur me mjetin tip “Opel”, me drejtues A. D., e për pasojë janë lënduar 2 pasagjer në mjetin tip “Opel” dhe shtetaset V. H., 27 vjeçe dhe A. H., 21 vjeçe pasagjere në mjetin tip “Benz”, të cilët kanë shkuar për ndihmë mjekësore në spital”, thuhet në njoftimin e policisë.

Top Channel