Anglia e nis me këmbën e parë Europianin, fiton 1-0 ndaj Kroacisë dhe merr e vetme kryesimim e Grupit D, qoftë përkohësisht, teksa sfida tjetër Skoci-Çeki luhet këtë të hënë, në orën 15:00. Një sukses i merituar i përfaqësuese së “Tre Luanëve” përballë një Kroacie që bëri pak për të merituar me shumë në këtë takim ta parë në grup.

Supermacia e anglezëve u pa qartë që në fillimit të sfidës, teksa Phil Foden, në minutën e gjashtë u ndal vetëm nga shtylla, ndërsa në të nëntën goditja e Phillips rrafsh me tokën gjeti në pozicion portierin e Kroacisë. Pjesa e parë, me gjithë dominimin e skuadrës së Southgate, u mbyll me rrjeta të paprekura ndërsa rreziku i parë serioz nga ana e Kroacisë erdhi me një tentativë të Luka Modricit në të 55-tën, që përfundoi lehtësisht në duart e portierit Pickford.

Momenti më i rëndësishëm i sfidës ishte ai i minutës së 57-të, kur Klavin Phillips, me një pasim të zgjuar nxori përballë portierit Livakovici sulmuesin e City-t, Raheem Sterlingun, i cili ia doli ta dërgonte topin në rrjetë, 0-1.

Futbollistët e anglisë, të çliruar psikologjikisht, parën të tjera mundësi shënimi, me Harry Kane në të 61-tën apo me Mount në të 67-tën, tentativa e të cilit shkoi mbi tra, ndërsa në të 74-tën Sterling nuk pati shënjestrën e duhur për të dyfishuar rezultatin.

Përfaqësuesja e “Tre Luanëve”, gjithsesi, nuk e pati të vështirë për ta administruar epërsinë, edhe pse duhet pranuar në sekondat e fundit të shtesës, Pasalic shkaktoi drithërimat e fundit në portën e Pickfordit. Festë në kampin anglez për fitoren e parë ndaj rivalit kryesor në grup, trishtim në fytyrat e lojtarëve kroatë, që gjithsesi do të kenë mundësi të rikuperojnë në renditje në dy sfidat e mbetura në grup përballë Republikës Çeke dhe Skocisë.supersport

Top Channel