Dhunë në familje dhe drejtim mjeti pa patentë, 2 të arrestuar në Elbasan

13/06/2021 10:02

Një 34-vjeçar, me inicialet R.P., është vënë në prangat e policisë për ‘Dhunë në Familje”, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.

Po ashtu, nga specialistët e Qarkullimit Rrugor në DVP Elbasan arrestuan në flagrancë për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, shtetasin F. Q., 39 vjeç, banues në fshatin Thanë, Elbasan, pasi është kapur nga shërbimet e Policisë Rrugore duke drejtuar mjetin pa leje drejtimi.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.

Top Channel