Prioritetet e Shqipërisë në OKB/ Çështjet që do përballin anëtarët e Këshillit të Sigurimit

13/06/2021 00:46

Shqipëria u zgjodh anëtare e përkohshme në Këshillin e Sigurimit. Duke filluar nga 1 janari i vitit 2022, Shqipëria do të ulet për dy vjet rresht në një nga pesëmbëdhjetë vendet e organit të OKB për menaxhimin e paqes dhe sigurisë ndërkombëtare e do të ketë një votë në vendimet që merren nga Këshilli i Sigurimit.

Është kjo hera e parë që Shqipëria bëhet anëtare e Këshillit të Sigurimit, që prej anëtarësimit në OKB më 1955. Vendi ynë do të jetë përfaqësues i grupit të shteteve europiano-lindore.

Po cilat do të jenë prioritetet në këtë periudhë? Kandidimin Shqipëria e ka bërë që më 2009 dhe ka theksuar në fushatë se do të sjellë në Këshillin e Sigurimit perspektivën e një vendi të vogël me politikë të jashtme konstruktive dhe përkushtim ndaj multilaterizmit, thotë Dojce Vele. Pesë çështje janë kyçe për Shqipërinë: gruaja, paqja dhe siguria, lufta kundër ekstremizmit të dhunshëm, të drejtat e njeriut, klima dhe siguria dhe metodat e punës së Këshillit të Sigurimit.

Ndërkohë fokusi i Këshillit në 2022-shin, do të jetë dhe Izraeli e Palestina, Mianmari, Siria dhe Ukraina. Po ashtu vazhdimi i marrëveshjeve për operacionet e paqes, mandati i tyre, kostot dhe rritja e efektivitetit. Shqipëria, Gana, Gaboni dhe Emiratet e Bashkuara kërkojnë rritjen e rolit të Këshillit të Sigurimit në ndryshimin e klimës dhe çështjet e sigurisë, ndërsa Kina, Rusia, India dhe Brazili kanë rezerva për punën e Këshillit në këtë pikë.

Top Channel