Maturantët sërish në protestë/ “Nuk ka dialog nuk ka negociata, plotësoni kërkesat se janë shumë të gjata”

13/06/2021 12:28

“Nuk ka dialog nuk ka negociata, plotësoni kërkesat se janë shumë të gjata”, me këto thirrje ka nisur për të ditën ditë radhazi protesta e maturantëve në Tiranë.

Arsyeja është zemërimi i madh që shkaktoi testim në matematikë, nga i cili dolën të zhgënjyer edhe nxënësit e ekselencës.

Maturantët janë mbledhur për të protestuar para Ministrisë së Arsimit duke bllokuar kështu edhe rrugën, ndërsa protesta e tyre do të vijojë, ndërsa ata po marshojnë drejt Bulevardit.

Ndryshe nga dita e djeshme, ku u mbajtën protesta në shumë qytete të vendit, këtë të diele po protestohet vetëm në qytetin e Tiranës, në numër të vogël protestuesish.

Ata paralajmërojnë se protestat e tyre do të vijojnë edhe në ditët në vijim dhe thonë se në rast nuk ka një reagim nga Ministria do të ketë një bojkotim të provimit pasardhës.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel