Vizita në Paris, Rama dhe bashkëshortja e tij priten për darkën zyrtare nga presidenti Macron “Nuk ka dialog nuk ka negociata, plotësoni kërkesat se janë shumë të gjata”, me këto thirrje ka nisur për të ditën ditë radhazi protesta e maturantëve në Tiranë.
Arsyeja është zemërimi i madh që shkaktoi testim në matematikë, nga i cili dolën të zhgënjyer edhe nxënësit e ekselencës.
Maturantët janë mbledhur për të protestuar para Ministrisë së Arsimit duke bllokuar kështu edhe rrugën, ndërsa protesta e tyre do të vijojë, ndërsa ata po marshojnë drejt Bulevardit.
Ndryshe nga dita e djeshme, ku u mbajtën protesta në shumë qytete të vendit, këtë të diele po protestohet vetëm në qytetin e Tiranës, në numër të vogël protestuesish.
Ata paralajmërojnë se protestat e tyre do të vijojnë edhe në ditët në vijim dhe thonë se në rast nuk ka një reagim nga Ministria do të ketë një bojkotim të provimit pasardhës.
Top Channel