La shenjën në fitoren ndaj Bjellorusisë: U arrit objektivi, qershia mbi tortë do të ishte të nënshkruaja me një skuadër

15/11/2026 20:38

Elseid Hysaj ishte një prej protagonistëve në fitoren e Kombëtares shqiptare me Bjellorusinë që i dha mundësinë të mbyllë Grupin C1 në vendin e parë.

Mbrojtësi shkodran, që ende nuk ka një skuadër, ishte autori i golit të dytë për skuadrën tonë përfaqësuese dhe padyshim që ai nuk mund të fshihte këtë gëzim duke bërë të ditur edhe dëshirën e tij për të gjetur destinacionin e ri.

‘Qershia mbi tortë do të ishte të firmosja me një ekip. Mjaftojnë 6 muaj pa një ekip. Po të isha me një ekip do të ishte më e lehtë, por faleminderit Kombëtares, që mu gjend në këto momente. Një objektiv i arritur. Ishte obligim për të fituar Grupin B. Kemi bërë paraqitje shumë të mirë në të gjitha ndeshjet. Për këtë jam i kënaqur, sesa për ngjitjen në Ligën B. Kemi disa çuna në moshë të madhe. E rëndësishme është që të gjithë të japim maksimin. Do t’iu hapim rrugën edhe çunave të rinj që do të na zëvendësojme. Ne tani e rëndësishme është të japim maksimumin’-tha Hysaj.

Top Channel